Arkiva e lajmeve
                   

PLAY 017 „MUNDIN“ GJERMANËT

20. tetor 2014.

Bujanoc – Pionerët e klbubit të basketbollit “Play 017”, në Bujanoc kanë zhvilluar ndejshën miqësore me ekipin e “Eisbaren Bremerhaven-it” nga Gjermania, duke fituar me rezultat 57:28.

 “Rezultati ka qenë në plan të dytë, më e rëndësishme është se fëmijët janë shoqëruar dhe se kemi rënë dakord për pjesëmarrjen e klubit tonë në turneun të cilët ata tradicionalisht e organizojnë. Turneu në Gjermani fillon më 31 janar 2015, ndërsa seleksioni ynë i pionerëve është njëra ndër ekipet pjesëmarrëse”, ka thënë Nenad Stajiq, traineri i këtij klubit basketbollistik të Bujanocit.

Traineri i cili solli fëmijët quhet Dejan Stojanovski, i cili ka lindur në Kumanovë ndërsa që 25 vite jeton në Gjermani.

„Stojanovski ka akademinë basketbollistike të tij dhe është edhe si ner në Eisbaren. Ky është ekip i cili luan në ligën e parë të Bundes Ligës së Basketbollit. Me punët e trainerit merret që shtatë vite“, tha Stajiq.

Klubi Basketbollistik “Play 017”, është njëri ndër ekipet e rralla në Serbi i cili nuk finansohet nga fondi i vetqeverisjes lokale, ndërsa egziston që katër vite. Klubi është shumë nacional sepse në këtë klub stërviten rreth 170 fëmij të nacionalitetit serb, shqiptar dhe rom.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues