Arkiva e lajmeve
                   

PJESËMARRJE NË REALIZIMIN E INTREVISTAVE TË THELLA TË KOMS-IT PËR NEVOJAT E HULUMTIMIT MBI POZITAT DHE NEVOJAT E TË RINJËVE TË MINISTRISË SË RINISË DHE SPORTIT

26. tetor 2018.

Beograd - Intervistat e thella janë pjesë e hulumtimit të këtij viti të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit dhe synojnë të mbledhin informacione rreth pozitës së të rinjve dhe sfidat kryesore me të cilat ata përballen. Rezultatet e intervistave do t’i përcillen Këshillin për Rini dhe Grupit Punues për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Rininë, që do të përdoren për përmirësimin e politikave dhe masave të sektorit të rinisë.

Perspektiva, njohuria dhe përvoja e anëtarëve të organizatës ombrellë të të rinjve të Serbisë (KOMS) është një burim i madh i cili në rrethana të tilla duhet të përdoret. Për këtë arsye, KOMS ju fton të merrni pjesë në realizimin e intervistave të thella dhe të ndihmoni për të kuptuar më mirë gjendjen dhe nevojat e të rinjve në Serbi.

Ju lutemi të informoni rininë tuaj, anëtarët dhe anëtaret që punojnë me të rinjtë, punonjësit e rinj, vullnetarët, edukatorët/edukatoret për këtë mundësi dhe t'i inkurajojnë ata të marrin pjesë. Veçanërisht inkurajohen përfaqësuesit e grupeve të të rinjve të cënuara për të ndarë perspektivat e tyre me KOMS dhe për të marrë pjesë në këtë hulumtim.

Intervista zgjat rreth 45 minuta, për të gjithë ata që nuk janë nga Beogradi do të organizohen intervista telefonike ose Skype.

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë hulumtim, ju lutemi dërgoni një e-mail tek Miljana Pejiq në KOMS, deri të premten, më 26 tetor, deri në orën 15:00, miljana.pejic@koms.rs. Është e nevojshme të dërgoni emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit celular dhe emrin e organizatës që përfaqësoni.

Tashmë në fillim të javës së ardhshme, agjencia e hulumtimit do të kontaktojë aplikuesit për të rënë dakord për terminet e intrevistës.

Nëse keni ndonjë pyetje ose koment në ndërkohë dërgoni një email tek miljana.pejic@koms.rs.

 Burimi: KOMS dhe Trupi Koordinues