Arkiva e lajmeve
                   

PJESËMARRJA NË ZGJEDHJE HAP KRYESOR PËR REALIZIMIT E TË DREJTAVE TË QYTETARËVE

14. shkurt 2014.

Beograd Pjesëmarrja e gjithë qytetarëve të Serbisë në procesin zgjedhor është vendim kryesor për realizimin e drejtave të qytetarëve, ka deklaruar ambasadori Peter Burkhard, shef i Misionit të OSBE-së në Serbi, në kohën kur priten të mbahen zgjedhjet parlamentare në vend më 16 mars.

 “Të gjithë qytetarët e Serbisë duhet plotësisht të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet në Parlament”, ka shtuar  Burkhard.

Ai i veçanarisht i ka bërë thirrje komunitetit shqiptar në Serbinë jugore të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme si dhe të shfrytëzojë mundësinë për të marr pjesë në formëzimin e të ardhmës të të gjithë rajonit në rrugën e tij europiane.

 “Propozimi i kandidatëve dhe votimi paraqesin të drejta dhe detyrime për të gjithë qytetarët”, ai tha.

„Ne inkurajojmë çdo individ të përkatësisë etnike shqiptare në Serbinë jugore të japin votën e tyre më 16 mars në mënyrë që të sigurojnë përfaqësim më të madh politik për veten e tyre në shoqëri dhe përmisim të  rajonit ku jetojnë”.

Burimi: Misioni OSBE-së në Serbi