Arkiva e lajmeve
                   

PJESËMARRËSIT E PROGRAMIT TË YOUTH BUILD-IT “PUNËSIMI I GRAVE TË REJA NË SEKTORIN IT”

25. nëntor 2015.

Bujanoc – Projekti “Punësimi i grave të reja në sektorin IT”, ka filluar me idenë që gratë e reja nga mjediset e vogla të pazhvilluara të kenë mundësinë që dituritë e veta të tregut të punës të krijojnë mundësi për punë të reja dhe fillimin e biznesit individual në industrinë IT, që njihet si një industri me prespektivë. Ato sëshpejti kryejnë trajnimin intenziv për përpilimin dhe mirëmbajtjen e ueb faqeve. Projekti nënkupton edhe trajnimin për aktivizimin lokal, gjë që të gjitha pjesëmarrëset e kanë kryer me sukses.

Sendi që i pret tani është vizita studimore në Beograd, e cila do të realizohet prej 25 deri 27 nëntor 2015.

Në kuadër vizitës, 30 gra të reja do të kenë mundësinë që të njihen dhe shkëmbejnë mendimet me profesionistët nga fusha e IT-is, me gratë sipërmarrëse të cilat kanë krijuar dhe të cilat përfaqësojnë vetëm motivimin shtesë që pjesëmarrëset të këtij program të vazhdojnë të ndërtojnë karijerën e tyrë në këtë sferë.

Pjesëmarrëset e këtij program do të vizitojnë kompaninë Microsoft dhe Qendrën e tyre për Zhvillim, do të bisedojnë me inxhinjerët e Microsoft-it, ndërsa ekipin e tyre do ta përfaqësoj programi BizSpark për StartUp.

Gjithashtu, do ta vizitojnë edhe Ministrinë e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë dhe Shtëpinë e Drejtave të Njeriut.

Pjesëmarrëset e programit do të fitojnë edhe këshilla praktike për përdorimin e aftësive të reja në IT, do të njoftohen me funksionimin e start-up biznesit dhe hapet konkrete në sipërmarrësi.

Projekti “Punësimi i vajzave të reja në sektorin IT”, e zbaton Shoqata e Qytetarëve për Demokraci dhe Arsimim Qytetar “Inciativa qytetare”, ndërsa e finanson Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë.

Burimi: Qendra Resurs dhe Trupi Koordinues