Arkiva e lajmeve
                   

PETICION KUNDËR QENËVE ENDACAK

21. nëntor 2017.

Bujanoc – Një grup qytetarësh në Bujanoc kanë organizuar grumbullimin e nënshkrimeve për peticionin me të cilin pushtetit lokal i kërkohet largimi i qenëve endacak nga qyteti.

Nismëtarët anonym të peticionit përmes rrjeteve shoqërore kanë publikuar se me këtë dëshirojnë që të theksojnë brengën për sigurinë e tyre, sepse në rrugët e Bujanocit rrezikohen gjithnjë e më shumë nga qenët endacak.

Si njëra ndër arsyet për nënshkrimin e petcionit është edhe rritja e lëvizjes së sigurisë së fëmijëve nëpër rrugët e qyetit.

Me përfundimin e nënshkrimit, peticioni do të dorëzohet organeve komunale dhe policisë, ndërsa plan është që një shembull i peticionit t’i dërgohet edhe Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues