Arkiva e lajmeve
                   

PESË QYTETE PRESIN SHUMË NGA EKIPET E AMBASADORËVE

7. korrik 2011.

Zyrtarët e pesë qyteteve në Sërbi (Leskoc, Vranjë, Bujanoc, Pirot dhe Suboticë) vlerësojnë se ekipet e ambasadorëve , të cilat para dy ditëve i ka prezentuar Agjencia Kombëtare për Zhvillim Ekonomik Lokal (NALED), do të ndihmojnë dukshëm në tërheqjen e investitorëve.

Cdo ekip përbëhet nga një ambasador i një shteti,një përfaqësues i një kompanije të madhe dhe nga kryetari i komunës së zgjedhur.

Leskocin do ta ndihmojë ambasadori i Sllovenisë Franc But, drejtori i firmës amerikane për prodhimin e limenkës në Sërbi  „Ball Packaging“ si dhe kryetari i komunës Sllobodan Kociq.
„Jam shumë i kënaqur pasi që kemi një „ekip të ëndrrave“ . Leskoci  tashmë disa vite  bashkpunon suksesshëm me firmat sllovene. Kuptohemi shumë mirë dhe kemi një vizion të ngjajshëm të zhvillimit të rajonit. Ambasadori But ishte Ministër i Bujqësisë gjatë kohës kur Sllovenia u bë pjesë e Bashkimit Evropian (BE), dhe për atë mendojmë se për ne kjo do të jetë shumë e dobishme. Në mënyrë të njejtë jemi të kënaqur që për ne do të kujdeset edhe firma „Ball Packaging“, sepse është një prodhues i njohur botërorë, i cili parasëgjithas investon edhe në reciklim “, tha kryetari i komunës së Leskocit Sllobodan Kociq.
Franc But, ambasadori i Sllovenisë në Sërbi, deklaroi që menjëherë do të fillojëë bisedimet  me ata për të cilët mendon se në Leskoc  do të hapin objektet e tyre. Ai parasëgjithash do të  lobojë tek ndërmarrjet të cilat merren me bujqësi dhe turizëm rural.

„ Leskoci ka një pozitë gjeografike ideale  për prodhim bujqësorë dhe gjendet pranë rrugës për në Greqi. Shpresoj që do të ndihmojë që ndonjë firmë serioze  e cila merret me përpunimin e perimeve dhe frutave të vijë në këtë qytet. Shanset për zhvillimin e Leskocit i shoh në turizmin rural. Ne këtë shumë mirë e kemi bërë në Slloveni, dhe mundemi që të njejtën reçetë ta zbatojmë edhe këtu“, tha But.

Edhe kryetari i komunës së Vranjës Mirolub Stojçiq mendon se formimi i ekipit të ambasadorëve ( Sllovakia dhe korporata „Asseco“) do të jenë të dobishme për rreth 2500 firma në Vranjë.

„Mendoj se për Vranjën është më se i dobishëm  fakti se në ekipin tonë të ambasadorëve gjendet Sllovakia, e cila edhe vetë jo shumë më parë ka dalur nga tranzicioni dhe ka shumë përvojë në këtë, dhe e cila është anëtare e BE-së, që për qytetin tonë dhe biznismenët e kësaj pjese don të thotë  më shumë informacione dhe akses të drejtpërdrejtë  në fondet e BE-së “, tha Stojçiq.

Sipas fjalëve të zëvendësit të kryetarit të komunës së Pirotit Sreten Savov, ky është një rast i madh për Pirotin që të promovoj potencijalet që ka, para së gjithash në fushën e zhvillimit të turizmit, blegtorisë dhe industrrisë. Në ekipin e Pirotit janë Spanja dhe „Vip- mobile“.

“ Ky është edhe një rast edhe për promovimin e brendeve tona si  kaçkavali i Pirotit, qengji i Pirotit, tepihet e ndryshme si dhe të tjera. Fakti se Piroti gjendet në mes atyre qyteteve  në Sërbi  që kanë çertifikatë për klimë të mirë të investimeve, është një garancion shtesë për investitorët potencial”, tha Savov.

Edhe në komunën e Bujanocit janë më se të kënaqur, ndërsa ekipi i tyre përbëhet prej Portugalisë dhe bankës Hypo Alpe-Adria.

“ Komuna jonë gjatë është përgatitur për një ngjarje të këtillë. Kemi përmbushur të gjitha kushtet e konkursit, kemi harxhuar mjaftë kohë dhe energji sepse kemi besuar që aq lehtë dhe shumë më mirë mund ti shfrytzojmë potencijalet tona. Për ne kjo don të thotë se do të jemi të prezentuar në mënyrë më të volitshme  para investitorëve të ardhshëm.  Deri në fund të vitit presim edhe rezultatet e para të bashkpunimit, realizimit të dy projekteve të mdhaja , dhe çka është edhe më  e rëndësishme, do të happen vende të reja të punës edhe për  sërbët edhe shqiptarët”, tha Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Bujanocit.

Në Suboticë, për të cilën do të kujdesen Izraeli dhe kompanija “Tigar”, gjithashtu janë shumë të kënaqur  dhe cekin se presin tërheqje të investitorëve të rinj dhe punësim më të madh.