Arkiva e lajmeve
                   

PËRTEJ URËS VETËM NË KËMBË

29. tetor 2014.

Përtej urës në Medvegjë, e cila lidh Tërstenikun dhe Krushevcin, me urdhërin e ispekcionit republican për rrugët shtetërore nga shkurti përshkak të vjetërsisë është ndaluar kalimi i automjeteve motorike nga 3,5 tonë. Problemi deri më sot nuk është zgjidhur çka veçanarisht prek dhjetëra mijëra banor të fshatërave të cilët çdo ditë udhëtojnë me autobus.

Ura e vjetër hekurudhore përmbi lumen e Mijajllovës në Medvegjë është sjellë nga Leskoci, ashtu që me rrugët shtetërore t`i lidhë tri rrethe: të Rasinkës, Rashkës dhe Anamoravës.

 „Në vitin 1953, është rregulluar. Asnjëherë nuk është ngjyrosur. Hekuri shkatërrohet nëse nuk mirëmbahet. Njejtë sikur njeriu nëse nuk merr ilaçet“, thotë Dragomir Terziq nga Medvegja.

Koha dhe moskujdesi e kanë bërë të veten. Mbajtëset e urës janë shkatërruar, ndërsa inspekcioni para nëntë muajve ka ndaluar kalimin të gjithë automjeteve më të rënda se 3,5 tonë. Prej atëherë udhëtarët që përdorin autobusin për transport janë shumë të zemëruar sepse disa herë në ditë duhet të kalojnë urën në këmbë.

Mendojnë se pa arsye vuajnë pikë së pari njerëzit e vjetër dhe të sëmuarit, mirëpo edhe nxënësit dhe të punësuarit, të cilët shpeshë herë vonohen përshkak të kalimit nga njëri autobus në tjetrin nga ana tjetër e urës. Ardhja e dimrit dhe kohës së keqe është një arsye më shumë për brengën dhe pa knaqësinë e udhëtarëve, mirëpo edhe transportuesit janë të prekur në këtë situatë që është tani.

“Në ditë humbim nga një orë në secilën prej 15 ndalesava. Kjo jashtëzakonisht rrit shpenzimet tona. Për secilën ndalesë “Jugoprevoz”-i, angazhon nga dy automjete. Një autobus pret në njërën anë, ndërsa tjetri prej anës tjetër, ashtu që pas “ngarkimit” të udhëtarëve i dërgon deri te vendi i kërkuar”, thotë Goran Vellikoviq, vozitës në kompaninë “Jugoprevoz” nga Krushevci.

Edhepse qytetarët në shumicën e rasteve besojnë që përgjegjësia për këtë gjendje i takon komunës së Tërstenikut, në cilit territorialisht i takon Medvegja, sendet qëndrojnë ndryshe. Brengën për urë në rrugën shtetërore sipas ligjit janë në kompetencë të JP “Putevi Srbije” (Ndërmarrja Publike “Rrugët e Serbisë”).

 “Ne si qeverisje lokale kemi insistuar që sa më parë të rregullohet ura, ashtu që komunikacioni të zhvillohet pa pengesa. Ka gjashtë muaj që presim përgjigje për këtë çështje! E di që është përpiluar projekti dhe do të duhej që të fillohet me sanimin e urës. Se kur do të fillohet nuk e di. Ne si qeverisje lokale kemi tentuar që të ndërtojmë rrugën alternative. Mirëpo, edhe ajo rrugë nuk do të ishte në funskion të automjeteve të transportit, i cili është problem për qytetarët e komunës së Tërstenikut”, tha Mirosllav Alleksiq kryetar i komunës së Tërstenikut. Edhe pse kalimi është i ndaluar shumë vozitës të automjeteve transportuese kalojnë urën nga dëshura që të kursejnë kohë dhe para, mirëpo duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të tjerëve, të cilën askush nuk e sanksionon.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues