Arkiva e lajmeve
                   

PËRPJEKJE PËR TË KONTRABANDUAR SHTETAS TË AFGANISTANIT

17. janar 2014.

Nish – Policija e Nishit ka zbuluar 18 shtetas të huaj pa leje të udhëtimit, ndërsa kundër njërit është paraqitur kallëzim penal për dyshim se ka kryr tregti me njerëz.

Në veturën “Audi” të Momir S.(50) nga Bujanoci, në kabinën për pagesë në “Dalevac” janë zënë tetë afgan, shtatë të mitur dhe një person i rritur pa dokumente të udhëtimit, është thënë në administratën policore të Nishit duke shtuar se ata janë zbuluar në mbremjen e 9 janarit.

Në kabinën për pages “Nais” mbrëm janë ndaluar 10 shtetas të huaj nga Sirija, në mes të cilëve ka qenë një femijë dhe një i mitur, ka deklaruar policia e Nishit.

Të miturit janë vendosur në stacionin pranues të Nishit, ndërsa të huajt e moshës së rritur gjykatësi për kundërvajtje i ka dënuar me nga 10.000 dinarë duke iu shqiptuar ndalesë në territorin e Serbisë për një vit.

Burimi: Tanjug