Arkiva e lajmeve
                   

PËRMIRËSIMI I PAGESAVE TË RRYMËS NË BUJANOC

8. dhjetor 2014.

Bujanoc – Drejtori i „Elektrodistribucionit”, në Vranjë, Goran Nikolliq tha se në dy muajt e fundit është përmirësuar pagesa e faturave të rrymës në komunën e Bujanocit dhe Preshevës, si dhe në këto dy komuna është zvogëluar dukshëm vjedhja e rrymës.

Nikolliq ka deklaruar se edhe pse më tej ka problem me leximin e numrave në amviseritë, anëtarët e të cilëve janë në diasporë, në dy muajt e fundit nuk ka pasur incidente të mëdha, ashtu siç kanë qenë në gusht, kur banori i Tërnocit të Madh me shkop ka sulmuar punëtorët të cilët kishin ardhur për t’ia ndërpre lidhjen ilegale të rrymës.

„Pagesa e faturave të rrymës në Bujanoc dhe Preshevë është përmirësuar, kryesisht atë çka e kanë harrxhuar atë e kanë paguar, ndërsa problemi më i madh është humbja nga lidhja ilegale. Në territorin të cilin e mbulon „Elektordistribucioni“, në Vranjë, humbjet deri më 1 tetor, kanë qenë 26 përqind nga sasia e përgjithshme e harxhuar, në të cilën më së shumti kanë kontribuar komuna e Bujanocit dhe Preshevës“, tha Nikolliq.

Sipas fjalëve të tij, në territorin të cilin e mbulon „Elektordistribucioni“, në Vranjë, apo në tërë rrethin e Pçinjës, në të njejtën kohë të vitit 2013, humbjet përshkak të lidhjeve të „egra“ të rrymës kanë qenë 27 përqind.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues