Arkiva e lajmeve
                   

PËRMIRËSIME TEKNIKE RRETH MBAJTJES SË LITËS UNIKE ZGJEDHORE NË BUJANOC DHE PRESHEVË

21. shkurt 2014.

Ndihmësi i ministrit të drejtësisë dhe administratës shtetërore Igor Todoroski dhe kryeshefi i repartit për punë juridike dhe për mbështetje interne të biznesit, Marina Drazhiq kanë vizituar komunën e Preshevës dhe komunën e Bujanocit, ku me kryetarët e këtyre komunave kanë biseduar rreth funskionimit të listës unike zgjedhore, për qëllim të sigurimit të drejtave efikase për të votuar.

Në këto takime përveç kryetarëve të komunave, kanë marrë pjesë edhe kryeshefat e administratave komunale që janë përgjegjës për organizimin e punëve lidhur me regjistrimin e të dhënave dhe mbajtjes së një liste unike zgjedhore. Është rënë dakord që në ditën në vijim të përshpejtohet bashkëpunimi i këtyre administratave komunale me shërbimet civile vendore, për të kontrolluar saktësinë teknike të të dhënave të qytetarëve të regjistruar në listat zgjedhore.

„Komuna e Preshevës dhe Bujanocit deri më tani dukshëm kanë përmisuar kualitetin e të dhënave të votuesve, mirëpo është e nevojshme që në periudhën e ardhëshme të sigurohet kjo për të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar në listën unike zgjedhore“, ka deklaruar ndihmësi i ministrit të drejtësisë dhe administratës shtetërore Igor Todorski, nga sektori i administratës elektronike.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi kanë shprehur interesimin dhe gadishmërinë e deritanishme për të punuar në përmirësimin e kualitetit të të dhënave në listën unike zgjedhore.

Takimet janë mbajtur në mynyrë tw plotwsimit të rekomandimeve nga Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe përfqësuesëve të OSBE-së në Serbi, ashtu që në këto komuna të përmirësohet mbajtja teknike e listës unike zgjedhore në përputhje me ligjin, që pjesëtarëve të pakicave kombëtare të iu lehtësohen kushtet e drejtave për të votuar.

Burimi: Mininistria e Drejtësisë dhe Administratës Shtetërore dhe Trupi Koordinues