Arkiva e lajmeve
                   

PËRMES KALIMIT MUNDEN VETËM KAMIONAT E ZBRAZËT

6. korrik 2015.

Medvegjë – Në kalimin e Mutivodës, në Medvegjë, para tri jave është lejuar kalimi i kamionave, mirëpo vetëm i kamionave të zbrazët.

Në kalimin administrativ në Mutivodë, nuk ka as flamur të Serbisë e as të Kosovës e Metohisë, ndërsa policët dhe doganierët serb dhe kosovarë punojnë nën kulmin e njejtë.

Mund të kalojnë vetëm veturat e udhëtarëve, makinat bujqësore dhe kamionat e zbrazët.

Më shumë se 15 vite as një kilogram i mallit ushqimor apo ndonjë malli tjetër nga jugu i Serbisë ose nga Kosova e Metohia nuk është transportuar përmes Mutivodës.

Në fund të majit në Bruksel është dakorduar hapja e Mutivodës edhe për transportin e mallrave, ndërsa nga 15 qershori kanë filluar punën edhe doganierët. Megjithatë tregti ende nuk ka.

Pranë shkëmbimit të madh tregtar në ish-Jugosllavi në mes kompanive nga jugu i Serbisë dhe Kosovës e Metohisëë, rruga nga Leskoci në drejtim të Prishtinës përmes Mutivodës ka qenë e rëndësishme për qytetarët.

Përveç rrugës prej Leskocit, përmes Medvegjës deri në Prishtinë, deri para 20 viteve kanë punuar dhjetra restaurante dhe kompani të vogla.

Në fund të muajit maj, në Bruksel, është dakorduar që krahas Mutivodës të hapet edhe një kalim në mes të Zubin Potokut dhe Novi Pazarit, vend i cili në vitet e fundit ka shërbyer për kontrabandimin e mallrave. 

Burimi: B92 dhe Trupi Koordinues