Arkiva e lajmeve
                   

PËRMBYTJET NË BANJË TË BUJANOCIT

21. nëntor 2014.

Bujanoc – Përshkak të reshurave të mëdha në mbrëmjën në mës ditës së mërkure dhe të enjte, në territorin e Bujanocit janë përmbytur rreth dhjetë amvisëri, ndërsa banorët e këtyre familjeve janë evakuar.

Përshkak të derdhjes së lumit të Jasenicës, situata më e rëndë është në Banjë të Bujanocit dhe në fshatin Levosojë, kur uji ka hyrë në podrumet e shtëpive.

Ali Asllani nga mbrojtja civile e komunës së Bujanocit thotë se situata deri më tani është nën kontroll në Levosojë, mirëpo gjendja është ende e alarmuar në Banjë të Bujanocit, ku uji ende gjendet në oborret dhe në pjesën e poshtme të objekteve banesore.

„Podrumet janë nën ujë ndërsa në territorin e Bujanocit për 12 orë ka rënë 40 litra shin ë metër katror. Një familje është shpërngulur nga objekti i banimit që është nën ujë. Ekipet për vlerësimin e dëmëve janë në terren dhe ata vizitojnë banorët. Gjat natës të rrethuar me ujë kanë qenë dhjetë familje“,tha Asllani.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues