Arkiva e lajmeve
                   

PËRKRAHJA PËR VETËPUNËSIMIN E TË RINJËVE PËRMES MJETEVE TË PAKTHYESHME PËR FILLIMIN E BIZNESIT

29. mars 2016.

Progresi Europian ka shpallur ftesë publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për fillimin e biznesit të tyre për të rinjët nga 34 komunat në juglindje dhe jugperendim të Serbisë. Këtë aktivitet, i cili ka qëllim inkurajimin e sipërmarrësisë në mesin e të rinjëve, Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës do ta përkrah me 180.000 euro.

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të rinjët e papunësuar të moshës prej 18 deri 30 vjeç, të cilët në momentin e shpalljes së ftesës publike janë të lajmëruar në evidencën e Shërbimin Nacional për Punësim për më sëpaku tre muaj, dhe të cilët kanë vendbanim të përhershëm dhe planifikojnë fillimin e biznesit në njërën prej komunave të cilat janë të përfshira në realizimin e programit të Progresit Europian.

„Me inkurajimin e shpritit biznesor në mesin e të rinëjve përmes kësaj ftese, Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës japin kontribut për zgjidhjen e problemit të shkallës së lartë të papunësisë në këtij segmenti të popullsisë”, ka thënë Grem Tyndall, udhëheqës i programit të Progresit Europian.

Programi do të mbështesë deri në 20 start-up ndërmarrje në fushën e prodhimit, informimit teknologjik dhe industrisë ushqimore, përkatësisht përpunimit të ushqimit, ku më së shumti do të ndahen 10.000 dhe më sëpaku 2.500 euro për një projekt. Progresi Europian nuk do të ndaj mjete të pakthyeshme në të holla, por në vlerën e miratuar do të sigurohen makinat, paisjet dhe të mirat tjera të përhershme (duke përfshirë edhe softver) të nevojshme për fillimin e një biznesi. Pas miratimit përfundimtar të propozim projektit, ndërsa para porositjes dhe dorëzimit të paisjeve të kërkuara, makinave dhe të mirave të qëndrueshme, sipërmarrëset dhe sipërmarrësët e rinj duhet që të fillojnë procesin e regjistrimit të ndërmarrjes në Agjensinë për Regjistra të Bizneseve.

„Vlerësimi i projektit është proces konkurues në dy faza. Faza e parë nënkupton dorëzimin e konceptit të idesë biznesore, ndërsa në fazën e dytë kandidatët dhe kanditatet të cilët hyjnë në zgjedhjen e ngushtë, do të detyrohen që të ndjekin programin e trajnimit nga ndërmarrësia. Vetëm ata të cilët me sukses e kalojnë programin e trajnimit dhe arrijnë objektivat e caktura, do të plotësojnë kushtin që të konkurojnë me propozimet komplete të projekteve”, ka thënë Ana Nedelkoviq, udhëheqëse e sektorit për menaxhim të mirë dhe përfshirje sociale në kuadër të Progresit Europian.

Në mënyrë që të afëroheni kushteve të konkursit, Progresi Europian gjatë prillit 2016, do të mbaj sesionet informative në juglindje dhe jugperendim të Serbisë.

Konkursi është i hapur deri 11 maj 2016, ndërsa për më shumë informacione rreth kësaj ftese si dhe dokumentacionit të detajuar për paraqitje, mund të gjeni në ueb faqen e Progresit Europian http://www.europeanprogres.org/pozivi/sr/ .

Burimi: Progresi Europian dhe Trupi Koordinues