Arkiva e lajmeve
                   

PËRKRAHJA EUROPIANE PËR AVANSIMIN E INFRASTRUKTURËS NË JUGLINDJE DHE JUGPERENDIM TË SERBISË – 14 PROJEKTE TË REJA

26. gusht 2016.

Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës përmes programit zhvillimor të Progresit Europian do të financoj 1,5 milion euro, 14 projektet e infrastrukturës lokale në komunat në jugperendim dhe juglindje të Serbisë.

Këshilli Administrativ i Progresit Europian në bazë të evaluimit administrativ, programor dhe teknik të propozimeve të parashtruara në kuadër të ftesës publike ka miratuar financimin e projekteve të cilat pikë sëpari të përmirësoj efikasitetin dhe veprimtarinë e sistemit për ujësjellësin, kushtet e punës në shkolla, salla sportive dhe qendrat për kulturë, si dhe kualitetin dhe qasjen e shërbimeve shëndetësore dhe sociale. Disa projekte do të japin kontribut të drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit energjetik në vetqeverisjet lokale, si edhe zhvillimin ekonomik përmes krijimit të kushteve të mira për biznes.

„Zhvillimi i infrastrukturës është i rëndësisë kryesore për avansimin e konkurencës në komunat e përfshira në këtë program. Ai paraqet parakushtin për të gjithë të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillim – nga arsimimi deri në prodhim, tërheqja e investimeve dhe hapja e vendeve të reja të punës. Kështu avansohet kualiteti i përgjithshëm i jetës së njërëzve dhe i ofrohet mundësia që të qëndrojnë të jetojnë dhe punojnë në vendet e tyre”, ka thënë Grem Tyndal, udhëheqës i Programit të Progresit Europian.

Gjatë implementimit të projekteve të zgjedhura do të kontribuohet në avansimin dhe rrespektimin e principit të menaxhimit të mirë (përgjegjësisë, efikasitetit, transparencës, pjesëmarrjes së qytetarëve dhe mosdiskriminim) në komunat në të cilat realizohen projektet.

Buxheti i përgjithshëm i të gjithë projekteve, me pjesëmarrje të komunave në vlerë prej 336.703 euro është vlerësuar në 1.843.567 euro.

Lista e projekteve të miratuara është e qasur në ueb faqen e Progresit Europian http://www.europeanprogres.org/rezultati/sr/.

Burimi: Progresi Europian dhe Trupi Koordinues