Arkiva e lajmeve
                   

PËRKRAHJA E “HELPIT” NDËRMARËSVE TË RINJË

6. prill 2011.

Vranje - Organizata humanitare gjermane “Help” e ka nënshkruar kontrat me pesëdhjetë ndermarës të rinjë në Vranjë rreth përkrahjes së zhvillimit të punës së tyre. Më së tepërmi shfrytëzues të kësaj përkrahje, më shumë se  20, mirren me bujqësi, pastaj me shërbime dhe me zeje. Një e treta e tyre janë gra. Idetë e tyre janë vlerësuar si më të vlevshme. Për ti realizuar, do ti mundësohet blerja e mjeteve dhe materialit  në vlerë prej dy mijë euro për biznes. Tetëdhjetë përqind e ndihmës është e pa kthyeshme. Me këtë, ndërmarësit e rinjë do të kalojnë trajnime me qëllim që puna e tyre të jetë e qëndrushme.

Mbështetja për ndërmarësit e rinjë është pjesë e programit për zvogëlimin e varfërisë, duke i siguruar mbështetje zhvillimit lokal në jug të Serbisë. Programi zgjatë nga mesi i vitit të kaluar. Qëllimi i tij është për të arritur zhvillim të qëndrueshëm të Serbisë jugore dhe forcimin e ekonomisë lokale. Zbatohet në qytetet e qarkut të Pçinjës: Vranjë, Bujanoc dhe Preshevë, Nish, Pirot dhe  Aleksinë.

Programin e finansojn Qeveria e Repubikës së Gjermanisë  si dhe qytetet dhe komunat e lartëprmendura, ndërsa vlera e përgjithshme e tijë është gati një milion euro. Për Vranjë janë ndarë 130 mijë euro, si rezultat i së cilës vetëqeverisja e pushtetit të Vranjës ka marrë pjesë me 60 mijë euro. Ky është projekti i pesë i “Help”-it në këtë qytet.

Numri i shfrytëzuesve për mbështetje të Vranje-së ka tejkaluar 320. Programi për të ulur varfërinë në jug të Serbisë do të zbatohet deri në fund të vitit.