Arkiva e lajmeve
                   

PËRGJIGJE E MIRË E QYTETARËVE PËR LEGALIZIMIN E ARMËVE

22. prill 2015.

Vrajë, Bujanoc, Preshevë – Përgjigje e mirë e qytetarëve në aksionin për legalizimin e armëve në rrethin e Pçinjës është në nivel të kënaqëshëm, ka deklaruar ispektori për armë i Administratës Policore në Vrajë, Zhizhan Illiq.

“Jemi në mesin e aksionit, relativisht jam i kënaqur, por do të shohim se si do të jetë deri në fund. Kemi edhe promovime”, ka thënë Illiq.

Promovimi i legalizimit të armëve në Vrajë do të vazhdojë tri ditë, ndërsa shtandi në të cilën qytetarët mund të informohen rreth mënyrës së legalizimit të armëve është vendosur në zonën këmbësorike në Vrajë. Shtande të njejta do të vendosen të martën në Bujanoc, ndërsa të mërkuren në Preshevë. 

 „Mendoj se edhe atje aksioni do të ketë suksses, sepse kemi kërkesa të parashtruara për regjistrimin e armëve. Qytetarët mund t`i dorëzojnë armët në mbarvajtje ilegale në stacionet policore në vendbanimet e tyre, në të cilat ipet lista e armës ose vërtetimin mbi dorëzimin e armës dhe këtu mbaron tregimi”, ka thënë Illiq.

Illiq ka rikujtuar që legalizimi i armëve kryhet përmes Ligjit të ri armë dhe municion i cili është miratuar më 4 mars të vitit 2015, si dhe aksionet e legalizimit të armëve në Serbi janë organizuar edhe në vitin 2003 dhe 2007.

Informacionet e qytetarëve rreth legalizimit të armëve e zbaton Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillit (UNDP) dhe Qendrën për Kontrollit të Armatimit të Lehtë të Europës Juglindore dhe Unionit Europian.

Burimi: Beta, Akter dhe Trupi Koordinues