Arkiva e lajmeve
                   

PËRFUNDIMI I PJESËS RRUGORE SËRPKSA KUQA – LEVOSOJË NË NËNTOR

27. korrik 2017.

Bujanoc – Pjesa rrugore Sërpska Kuqa – Levosojë, në pjesën jugore të Koridorit 10, me gjatësi prej 8,06 kilometra, do të përfundohet në nëntor të këtij viti, ka deklaruar Zorana Mihajlloviq, ministresha e ndërtimtarisë, komunikacionit dhe infrastrukturës.

„Kur kjo pjesë të përfundohet, do të kompletohet pjesa jugore e Koridorit 10, përveç Grykës së Gërdelicës ku punimet janë në vazhdë”, tha ministresha Mihajloviq.

Në rrugën nga Vlladiçin Hani deri në Preshevë në Koridorin 10, ende nuk janë përfunduar punimet në pjesën Sërpska Kuqa – Levosojë, përveç premtimeve të mëhershme nga ministria kompetente do të kryehen deri në fund të vitit 2016.

Burimi: Vrajske, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues