Arkiva e lajmeve
                   

Përfaqësuesja e USAID-it sot në jug të Sërbis

22. mars 2011.

Vranjë, Bujanoc - Rezultatet e arritura në përforcimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilat  veprojnë në jugun e Sërbis do të jetë tema kryesore  e vizitës së sotme të Bujanocit Merilin Shmidt, Zëvendës Drejtor  në Zyrën Agjencionit amerikan për zhvillimin ndërkombëtar(USAID) ne Sërbi.
 
Shmit dje në Vranjë ka nënshkruar një marrëveshje për mbështjen e vazhdueshme  në zhvillimin e ndërmarjeve të vogla dhë te mesme, ndërsa me kryetarin e komunës së Vranjës Mirolub Stojçiçem ka biseduar rreth mënyrave të mbështetjes së qytetit në këtë sektor.

Merilin Shmit ka biseduar me përfaqësuesit e gjashtë ndërmarjeve të vogla dhe të mesme të cilëve USAID i ka bërë të mundur të modernizojnë identitetin e tyre vizual, forcimin e markës , dhe të zhvillojnë modernizimin e meterialeve të nevojshme për aktivitetet e marketingut në tregjet e reja.

Kjo ndërrmarje do të paraqes rezultatet e biznesit të  fituara duke iu faleminderuar kësaj forme të mbështetjes si dhe rezultatet e pjesmarrjes gjatë panaireve mbrenda dhe jashtë vendit.

 Programi i mbështetjes i prezentuar në panaire i ka mundësuar kompanive që marrin pjesë në të, se që nga viti 2008 e deri më sot,  të bëjnë shitjen me vlerë  prej 11 milion euro dhe kështu të ngjiten në tregjet e Gjermanis, Rusis, Bellorusis, Cekios dhe Polonis.

Delegacioni USAID do të vizitoj objektet e prodhimit të  kompanive ,,Shampi-co“ dhe ,,Celiku“, ku do të njihet me rezultatet e programit për përmirësimin e konkurencës.

Këto dy ndërmarje janë më të sukseshmet nga 137 ndërmarje të vogla dhe të mesme , të cilat janë të përfshira në aktivitetet e USAID-it Programin për pëforcimin e sigurisë ekonomike.