Arkiva e lajmeve
                   

PËRFAQËSUESIT E TRUPIT KOORDINUES U TAKUAN ME AKTIVISTËT E OJQ-së LIVRIT NGA PRESHEVA

10. dhjetor 2021.

Preshevë - Beograd - Përfaqësuesit e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, vizituan aktivistët e OJQ Livrit në Preshevë.

Takimi u zhvillua në ambientet e Livrit dhe u diskutua për historikun e krijimit të kësaj qendre, synimet dhe përpjekjet e tyre. Aktivistët e Livrit i njoftuan përfaqësuesit e Trupit Koordinues për aktivitetet e deritanishme, si dhe për planet dhe projektet në të ardhmen.

Është rënë dakord për bashkëpunim dhe mbështetje konkrete të Trupit Koordinues në fushat e fuqizimit të shoqërisë civile.

Burimi: Livrit, trupi Koordinues