Arkiva e lajmeve
                   

PËRFAQËSUESIT E TRUPIT KOORDINUES, MINISTRIVE TË INSTITUCIONEVE SHTETËRORE DHE OSBE-SË NË TAKIM ME KËSHILLIN NACIONAL TË SHQIPTARËVE

7. nëntor 2019.

Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – Në organizim të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe me përkrahje të misionit të OSBE-së, Këshilli Nacional i Shqiptarëve ka prezantuar projekt Strategjinë e Punës për periudhën 2020 – 2025. Në njërin prej shumë takimeve, kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale, Ministrisë së Kulturës, Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Entit për Avansimin e Arsimit dhe Edukimit dhe përfaqësuesit e OSBE-së.

Ragmi Mustafa, kryetar i KNSH-ës, ka prezantuar pjesët e Strategjisë nga katër fushat në të cilat KNSH ka autorizime, përdorimi zyrtar i gjuhës dhe shkrimit, informimit, arsimit dhe kulturës. Në një atmosferë konstruktive, përfaqësuesit ministrive dhe institucioneve janë dakorduar që ky është lloji i koordinimeve është i nevojshëm edhe në punën e mëtutjeshme, në mënyrë që të avansohet pozita e pakicës nacionale shqiptare në të gjitha segmented e rëndësishme jetësore.

Strategjia ndër të tjerash parasheh botimin e Katalogut me emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë shqiptarë, emërtimin e institucioneve dhe rrugëve në dy gjuhë dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, avansimin e informimit të pakicës shqiptare përmes ofrimit të përkrahjes së prodhimit të përmbajtjeve mediale në gjuhë shqipe dhe profesionalizimin e punëtorëve medial. Në segmentin e arsimimit janë ndarë tri tema, sigurimi i teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të mesme, avansimi profesional dhe zhvillimi profesional i arsimitarëve të cilët ligjerojnë në gjuhën shqipe dhe njohja e diplomave. Nga fusha e kulturës janë theksuar temat e ndërtimit të internet platformës “Muzeu Dixhital”, plotësimi i fondit të librave në gjuhën shqipe në bibliotekat publike në tri komuna dhe themelimi i Entit për Kulturë.

Përfaqësuesit e të gjitha organeve shtetërore në këtë takim janë dakorduar që do të ofrojë përkrahjen e plotë dhe të nevojshme në realizimin e Strategjisë së KNSH-ës.

Burimi: Trupi Koordinues