Arkiva e lajmeve
                   

PËR ZHVILLIMIN E JUGUT TË SËRBIS UE NDAN 600 MIJË EURO

4. nëntor 2011.

Vranjë- në kuadër të programit europian për partneritet me komunat “Progres”, është lejuar ndihma e pakthyshme me shumë prej 600 mij eurosh  për projekte të reja në Sërbin jugore dhe jugperëndimore. Shuma prej rreth gjysëm milioni euro do të përdorët për finansimin e 5 projekteve më të mirë që kan të bëjnë me infrastukturë të cilën ë mbështëtin Unioni Europian dhe Qeveria Zvicrrane. Në Medvegj do të renovohet fabrika “Termovent” në mënyrë që të mundsojn vazhdimin e prodhimit të briketit. Mjete te pakthyshme do të marrë edhe qyteti i Vrajës dhe komuna e Preshevës, Crna Travës dhe Ivanjicës, për përparimin infrastukturor e poashtu edhe për renovimin e shkollave dhe çerdheve.

Me një pjesë të shumës së lejuar do të përkrahet modernizimi i punës në administratën tatimore në më shum se 10 qytete dhe komuna, në të cilën përfshihet edhe komuna e Bujanocit dhe Preshevës. Modernizimi përfshin pajisjen me kompjuter dhe krijimin e një baze të dhënash gjithpërfshirëse. Dhjet pqrqind të harxhimeve do t’i mbulojn vet komunat. Përveq kësaj , është miratuar edhe projekti për qendrën biznis incubator në Vranjë dhe Prokuple.Qendra inkubatore në Vranjë do të marr ndihmë me të holla për kthimin e të punsuarve.Në Prokuple do të mundsohet ndërtimi për klasifikimin dhe grupimin e  frutave.

“Me rëndësi është që komunat të rrespektojn obligimet të cilët vijn nga kontrata për ndihmes të pakthyeshme. Në këtë mënyrë do të mund të realizojm projektet e lejuara për të mirën e qytetarve, ndërsa komunat do të punojn për marrjen e mjeteve tjera të pakthyeshme  nga donatorët, përkatsisht nga fondet e ndryshme europiane’’ tha Grem Tindall, bartës i “Progresit”. Fondi i programit zhvillimor “Progres” kalon shumën prej 18 milion euro.Unioni Europian kontribon me më shum se 14 milion euro, Qeveria Zvicrrane me 2,5 milion euro, Qeveria e Sërbis  me një milion e gjysëm.
Qëllimi i projektit është zhvillimi ekonomik dhe shoqror në 25 komunat dhe qytetet në Sërbin jugore dhe jugperëndimore.