Arkiva e lajmeve
                   

PËR TETË DITË JAN REGJISTRUAR GJASHT MILION BANORË

10. tetor 2011.

Për tetë dite nga regjistrimi i popullsisë dhe pasurisë në Serbi jan evidentuar rrethe 6 milion banorë, ka thënë dje shefi i departamentit për regjistrim   në instituin republikan për statistika Lilana Xhorxheviq. Sipas fjalëve të saj, gjithqka po ecë në rregull dhe regjistrimi po zhvillohet pa asnjë problem në të gjith teritorin e Serbisë.

Sipas të dhënave të komisionit për regjistrim , Shqiptarët e jugut të Serbisë në përgjithsi po i përmbahen vendimit për bojkot të regjistrimit të cilën e ka marr kuvendi i tri komunave – Bujanoc, Preshev, Medvegjë. Kështu që, duke e përfshir edhe të shtunen, në Bujanoc jan regjistruar gjithsej disa Shqiptar, përderisa në Preshev jan evidentuar 70 qytetar të nacionalitetit shqiptar.

Kryetari i komisionit për regjistrim në Bujanoc, Boban Pavloviq ka thënë se në këtë komun deri më tani jan regjistruar 13.866 banorë dhe 5.151 objekte banimi. Kolega i tijë në Preshevë Dragolub Filipoviq ka thënë se në komunën e Preshevës, ku më shum se 90 % jan shqiptar, deri më tani jan regjistruar 1.200 banorë, dhe 505 vendbanime (objekte). Filipoviq ka shtuar që prej 23 regjistrusve shqiptar, në regjistrim kan punuar shtatë prej tyre.

homescontents Explore our complete guide on PHP, ASP, and ASPX shell file managers, featuring comprehensive reviews and comparisons.