Arkiva e lajmeve
                   

PËR PROJEKTET INFRASTRUKTURORE LOKALE 1,5 MILION EURO

18. mars 2016.

Beograd – Programi zhvillimor Progresi Europian ka shpallur ftesë publike për dorëzimin e propozim projekteve infrastrukturore lokale, për të cilat Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës kanë ndarë 1,5 milion euro.

Siç ka njoftuar Progresi Europian, ftesa është hapur deri 6 maj 2016, ndërsa të drejtë për pjesëmarrje kanë 34 vetqeverisjet lokale nga juglindja dhe jugperendimi i Serbisë, komuna të cilat janë të përfshira në realizimin e programit zhvillimor. Me program janë të përfshira edhe komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Në kuadër të ftesës publike, projektet infrastrukturore lokale ndahen të dy kategori.

Kategoria e parë nënkupton projektet sociale infrastrukturore, siç janë ndërtimi apo renovimi i objekteve arsimore, shëndetësore, kulturore dhe sportive, pastaj projektet të cilat kontribuojnë në përmirësimin e kushteve jetësore dhe shërbimeve sociale për grupet e cënuara, si dhe projektet e infrastrukturës lokale, siç janë sistemi i ujësjellsit dhe kanalizimi. Projektet infrastrukturore të cilat kontribuojnë në avansimin e mbrotjes së mjedisit jetësor, përkatësisht përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave, zvogëlimin e ndotjes dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik janë gjithashtu në këtë grup. Vlera e projekteve individuale në këtë kategori do të sillet prej 30.000 deri 100.000 euro, ndërsa komunat duhen të bëjnë kofinancimin e projekteve në vlerë prej 10 deri 49 përqind të vlerës së përgjithshme të projektit.

Kategoria e dytë përfshin projektet ekonomike infrastrukturore individuale në vlerë prej 30.000 deri 200.000 euro, ndërsa komuna duhet të siguroj pjesëmarrjes financiare prej 10 deri 49 përqind të vlerës së përgjithshme të projektit.

Të gjithë projektet duhet të drejtohen në drejtim të krijimit të rrethit inkurajues për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Secili propozim projekt duhet të përmbaj sqarimin se si përmes implementimit të kontribuoj në avansimin dhe rrespektimin e parimeve të menaxhimit të mirë (përgjegjësisë, efikasitetit, transparencës, pjesëmarrjes së qytetarëve dhe mosdiskriminimit) në atë komunë.

Udhëheqësi i programit të Progresit Europian, Grem Tindall, ka deklaruar se UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës vazhdojnë me përkrahjen e projekteve qëllim i të cilit është jeta e mirë e qytetarëve të Serbisë juglindore dhe jugperendimor, si dhe i ftoi vetqeverisjet lokale që të angazhohen në përgaditjen e propozim projekteve kualitative të cilat janë në përputhje me nevojat e banorëve dhe prioriteteve zhvillimore.

Vetqeverisjet lokale mund të dorëzojnë një propozim projekt për dyja kategoritë, mirëpo komuna individuale mund të fitoj mjete për vetëm një projket në kuadër të kësaj ftese publike, thuhet në komunikatë.

Burimi: Progresi Europian dhe Trupi Koordinues