Arkiva e lajmeve
                   

PËR PËRMISIMIN E RRUGËVE NË MEDVEGJË 52 MILION DINAR

22. janar 2018.

Medvegjë – Komuna e Medvegjës për infrastrukturën rrugore këtë vit do të ketë 52 milion dinarë nga arga e republikës, ka thënë drejtori I “Rrugve të Sërbis” Zoran Drobnjak në takimin me kryetarët e rrethit të Jabllanicës dhe me nënkryetarën e Qeverisë Republikës së Sërbis Zorana Mihajlloviq.

Takimi është mbajtur javën e kaluar në selin e rrethit të Jabllanicës, në atë takim është biseduar për Ligjin për Legjislacion, Ligjin për banimin dhe Ligjin për infrastrukturën rrugore.

Siç njoftoi administrata lokale në Medvegjë, Drobnjak vuri në dukje se rreth 52 milionë dinarë janë planifikuar për komunën e Medvegjës, "me mundësinë që ato mjete  të rriten edhe më shumë deri në fund të vitit".

Këto para duhet të përdoren për të zgjidhur problemet e mëdha, siç është përfundimi i asfaltimit të pjesës së fundit të rrugës rajonale Lebanë-Medvegjë në gjatësi prej 5.5 kilometrash dhe urën në Tular, në mënyrë që drejtimi drejt vijës administrative me Kosovën dhe Metohin përkatësisht  Mutivoda të jetë sa më i mirë. U dakorduan që të rregullohen edhe disa rrugë më shumë.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, vuri në dukje problemet e përmendura më lart, i cili vuri në dukje se Medvegja ka arritur rezultate të shkëlqyera në dy fazat e para të procesit ligjor të legalizimit.

"Problemi kryesor i qytetarëve tanë në procesin e legalizimit të objekteve është mungesa e burimeve financiare. Nuk kemi marrë ende pëlqimin e Ministrisë për vazhdimin e punës së personave të angazhuar në legalizim dhe pas marrjes së pëlqimit, gjithçka do të shkojë shumë më shpejt ", tha Arsiq.

Në takim u diskutua gjithashtu nevojën për ndërtimin e rrugës mbi Radan Planina, ku do të lidhte disa komuna dhe destinacione turistike, për cilat diskutohet rreth njëzet vjet.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues