Arkiva e lajmeve
                   

PËR PËRFSHIRJE MË TË MIRË SOCIALE TË TË RINJËVE ROM

30. tetor 2018.

Bujanoc - Përmes projektit, UNHCR-ës dhe UNDP-is në Serbi, 30 të rinj romë avansuan aftësitë dhe përvojën e tyre dhe arritën përvojë pune përmes vullnetarizmit në institucione në nivel lokal, ashtu që të bëjnë jetën e tyre më të lehtë dhe më të mirë në komunitetet në të cilat jetojnë. Ata kanë avansuar njohurit e tyre për të drejtat e njeriut, rreth diskriminimit, personat e padukshëm juridikish apo ata që janë pa shtetësi, si dhe njohurive për të drejtat e grupeve cënueshme dhe rreth funksionimit të mekanizmave për përfshirjen sociale të romëve në nivel lokal. Qëllimi është të angazhohen romët dhe romet e reja në vetëqeverisjet lokale ose organizata të tjera qeveritare ose joqeveritare në nivel lokal në mënyrë që të forcojnë përfshirjen e tyre sociale dhe shoqërore.

Ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisja Lokale Branko Ruzhiq theksoi se përmirësimi i statusit socio-ekonomik të romëve dhe parandalimi i diskriminimit, si një nga grupet më të rrezikuara është një grup obligimesh jo vetëm për organet republikane, por edhe të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe të çdo qytetari.

Ai vuri në dukje se është e rëndësishme të flitet për punësimin e romëve, por gjithashtu për të promovuar vazhdimisht çështjen e përfshirjes së tyre në shoqëri.

Vetqeverisjet lokale të cilat kanë marrë pjesë në projeket janë Baçka Palanka, Bela Palanka, Beoçini, Beogradi, Bujanoci, Kostoloci, Kragujevci, Lajkovci, Nishi, Nova Cërnja, Novi Beçej, Novi Pazari, Novi Sadi, Obrenovci, Oxhaci, Pançeva, Prokupla, Smedereva, Subotica, Valeva, Vladinçin Hani, Vraja, Vërnjaçka Bana dhe Zajeçari.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues