Arkiva e lajmeve
                   

PËR NDËRRMARSIT NGA JUGU I SËRBIS 60 MILION DINAR MJETE TË PA KTHYESHME

15. maj 2013.

Bujanoc- Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeveris Republikës së Sërbis për komunën e Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës i ka dedikuar 60 milion dinarë mjete të pa kthyeshme për ndërrmarsit nga tri komunat. Për komunën e Bujanocit janë dedikuar 25,5 million dinarë, për komunën e Preshevës 22,5 million dinarë dhe për komunën e Medvegjës 12 milion dinarë mjete subvencionale. Konkursi do të jetë i hapur nga 21 maji, ka theksuar dje ndihmsja drejtoreshës të Shërbimit Trupit Koordinues për komunën e Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës në Bujanoc Jelena Varagiq. 

Varagiq në prezentimin në Bujanoc për programin ekonomik për ndarjen e subvencioneve ka thnënë për mjetet mund të konkurojn ndërrmarsit të cilët e kanë vendodhjen në këto komuna, të cilët i kanë më së paku dy të punësuar, të cilëve nuk është zhirollogaria e bllokuar, e as që nuk është në procedur të falimentimit e cila duhet të ketë tri vjet së paku.

“Ato të cilat në vitin e kaluar kanë marrë subvencione nuk kanë drejt të konkurojn këtë vit. Maksimumi për ndarjen e një firme është tre million dinarë “ ka shtuar Varagiq.

Ajo ka theksuar se Shërbimi i Trupit Koordinues nga viti 2012 ndanë subvencione ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme dhe kooperativave buqësore të regjistruara. Vitin e kaluar ndërrmarjet e këtyre komunave kanë marrë 40 milion dinarë subvencione, edhe atë shtatë ndërrmarje nga Bujanoci, pesë nga Presheva dhe tri nga Medvegja.

“Të gjithë ata të cilët kanë marrë subvencione kanë qenë për obligim të planifikojn numrin e puntorve, nga marrja e subvencioneve, nuk guxojn ti largojn puntortë për tri vite. Tek të gjith ata janë në prces kontrollat për të pare a i kanë investuar mjetet për çka janë dedikuar dhe a e kanë rrit prodhimin si dhe a kanë hape vende të reja të punës”, ka theksuar Varagiq.

Qëllimi i programit për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme është të ndihmojm zhvillimin ekonomik në komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës dhe për të inkurajuar vende të reja të punës.

Burimi: Beta