Arkiva e lajmeve
                   

PËR MES SPORTIT DERI TE TOLERANCA DHE BARAZIA

29. gusht 2022.

Bujanoc - Beograd - Basketbollistet nga klubet e Bujanocit "Play 017" dhe "Elita", si dhe "Panteri" nga Vranja, morën pjesë në punëtori për diversitetin kulturor dhe vlerat pozitive sociale në kuadër të projektit "Sporti ynë, loja jonë" synimi është promovimi i bashkëpunimit rajonal, ndërkulturalitetit dhe tolerancës.

Nenad Stajiq, kryetar i klubit të Bujanocit, thotë se 48 basketbollistë të rinj patën mundësinë të mësojnë për sfidat e shoqërisë moderne nga aktorë të njohur të sportit.
 
 “Duke përdorur sportin si një mjet për të promovuar një botë ku njerëzit nuk kufizohen nga një shoqëri e jo e lirë, varfëria, mungesa e mundësive dhe diskriminimi, djemtë dhe vajzat fillimisht stërviteshin së bashku dhe më pas morën pjesë në leksione mbi tolerancën, rëndësinë e ushtrimeve fizike dhe të ushqyerit. ”, tha Stajiq.
 
Dr. Dushan Nikoliq, profesor në shkollën e lartë të mësuesisë në Bujanoc, ku ndjekin mësimet studentët serbë, romë dhe shqiptarë, u foli basketbollistëve të rinj për dukuritë negative sociale si rritja e gjuhës së urrejtjes nacionaliste, ekstremizmi dhe dhuna kundër pakicave.
 
Pas punëtorive në shtator dhe turneut për basketbollistë, në kuadër të projektit do të mbahet turneu i madh për ekipet nga Bujanoci, Vranja, Presheva, Vladicina Hani, Lebani dhe Leskovci.
 
“Sporti ynë, loja jonë” zbatohet si pjesë e projektit ALVED, i cili financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga organizata People in Need.
 
Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues