Arkiva e lajmeve
                   

PËR MEDVEGJËN EDHE 12 KOMUNA TJERA NË SERBI GJITHSEJ 80 MILIONË DINARË PËR EFIKASITETIN ENERGJETIK

21. prill 2017.

Beograd, Medvegja – Ministri i minierave dhe energjetikës në Qeverinë e Republikën e Serbisë, Aleksandar Antiq dhe përfaqësuesit e 13 vetqeverisje lokale kanë nënshkruar në hapësirat e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkura (UNDP) kontratat mbi ndarjen e mjeteve të pakthyeshme në vlerë të përgjithshme prej 80 milionë dinarë për bashkëfinancimin e projekteve të avansimit të efikasitetit energjetik në ndërtesat publike në kompetencë të tyre. Gjithsej janë ndarë 25 milionë dinarë nga Fondi Buxhetor për avansimin efikasitetit energjetik dhe 500.000 dollarë (27,5 milionë dinarë) nga mjetet e Fondit Globat për Mjedis Jetësor (GEF) të cilën e ka siguruar UNDP-ia.

Sipas fjalëve të ministrit Antiq, qëllimet e programit janë që deri në vitin 2019 të zvogëlohet harxhimi i energjisë finale për nëntë përqind.

Koordinatori i përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-is në Serbi, Karla Hershi, ka thënë se UNDP fuqishëm përkrah programe e efikasitetit energjetik në Serbi. Mjetet janë ndarë në bazë të rezultateve të ftesës publikë të vetqeverisjeve lokale të cilat Ministria e Minierave dhe Energjetikës i ka shpallur në tetor të vitit të kaluar.

Komisioni shumëantarësh është përbër nga përfaqësuesit e Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës dhe UNDP, ka vlerësuar propozimet e pranuara të projekteve sipas kritereve të vendosura, në mesin e të cilave më e rëndësishmja ka qenë zvogëlimi i emisionit CO2 pas implementimit të projektit.

Janë zgjedhur 13 projektet më të mira të cilat kanë plotësuar kushtet e ftesës publike, në mesin e të cilave edhe projekti i komunës së Medvegjës.

Qëllimi i projektit i cili zgjatë deri më dhjetor të vitit 2020, është rritja e investimeve në efikasitetin energjetik të ndërtesave publike dhe në shërbimet komunale, si edhe avansimit të efikasitetit të tyre energjetik dhe harxhues për ndihmë të menaxhimit të mirë.

Projekti përfshin edhe punën e mëtejshme në avansimin e kuadrit ligjor dhe rritjes së kapaciteteve në nivelin qendror dhe lokal në nivelin për realizimin menaxhmentit energjetik.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues