Arkiva e lajmeve
                   

PËR MEDIA 16.11.2015.

16. nëntor 2015.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq dhe shefi i delegacionit të Unionit Europian në Serbi, Majkëll Deveport, të martën më 17 nëntor, në ora 9 e 30 minuta, do të vizitojnë Qendrën për Pranim në Preshevë. Pas vizitës, në ora 10 e 15 minuta janë paraparë deklaratat për media.

Duke marrë parasysh se vendi i ngjarjes është Qendra për Pranim në Preshevë, lusim ekipet e gazetarëve që të vijnë më herët në mënyrë që me kohë t`i kalojnë kontrollet e sigurisë.

Në ora 12 e 30 minuta, kryetari i Trupit Koordinues me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Komesarin e Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Antoni Guteresh, minitrin e punës, punësimit dhe çështjeve veterane dhe sociale, Aleksandar Vulin, do të vizitojnë Qendrën për Pranim në Preshevë.

Në ora 13 e 30 minuta, Zoran Stankoviq do të marrë pjesë në hapjen e ndërtesën së Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

Pas ndarjes solemne të diplomave për gjeneratën e parë të studentëve të diplomuar, në ora 14 e 45 minuta, janë paraparë deklaratat për media të kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq.