Arkiva e lajmeve
                   

PËR KULTURËN NË BUJANOC 2 MILION

18. mars 2022.

Bujanoc - Beograd - Komuna e Bujanocit ka shpallur konkurs për financimin e projekteve në fushën e kulturës.

Në buxhetin komunal të këtij viti për kulturën janë ndarë 2 milionë dinarë.

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë shoqëritë kulturore artistike dhe seksionet amatore me seli në komunën e Bujanocit.

Gjithashtu është kusht që programi apo projekti të zbatohet në territorin e komunës dhe të përfaqësojë komunën nëse zbatohet jashtë vendit.

Aplikantët duhet të dorëzojnë edhe një raport financiar për programin apo projektin që kanë realizuar në vitin 2021 me para nga buxheti komunal.

Konkursi është i hapur deri më 7 prill.

Burimet: Bujanovacke, Trupi Koordinues