Arkiva e lajmeve
                   

PËR FILLESTARËT NË AFARIZËM 500 MILIONË DINARË

22. shkurt 2017.

Beograd – Për qëllim të ofrimit të përkrahjes në themelimin dhe mbijetesën e kompanive të reja, Ministria e Ekonomisë ka shpallur ftesë publike për personat e papunësuar, fillestarët në afarizëm, por edhe sipërmarrësit të cilët janë në fazën fillestare të zhvillimit për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për blerjen e pajisjeve, zgjërimi, rekonstruktuimin, pajisimin, adaptimin apo sanimin e hapësirave biznesore apo prodhuese, si edhe për blerjen e mjeteve të përhershme të punës ( deri 20 përqind të investimit të përgjitshëm).

Kjo mbështetja financiare për sipërmarrësit ofrohet në kuadër të Programit për inkurajimin e zhvillimit të sipërmarrësisë përmes mbështjetjes financiare për fillestarët në biznes në vitin 2017, e cila prezenton kombinimin e 30 përqind mjeteve të pakthyeshme të shtetit dhe 70 përqind të kredisë së favorshme të Fondit për Zhvillim. Për realizimin e tij Ministria e Ekonomisë ka ndarë 150 milionë dinarë mjete të pakthyeshme, ndërsa Fondi për Zhvillim do të plasoj 350 milionë dinarë mjete kreditore.

Ministria e Ekonomisë dhe Fondi për Zhvillim këtë program e kanë realizuar edhe vitine  kaluar dhe kanë përkrahur 220 sipërmarrës dhe fillestar në biznes. Ftesa publike për këtë vit është e hapur deri sa ka mjetet e disponueshme të mos harxhohen, ndërsa të gjitha informacionet dhe dokumentacionin e nevojshëm sipërmarrësit e interesuar mund ta gjejnë në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë (http://www.privreda.gov.rs/javni-poziv-za-dodelu-bespovratnih-sredstava-u-okviru-programa-podsticanja-razvoja-preduzetnistva-kroz-finansijsku-podrsku-za-pocetnike-u-poslovanju-u-2017-godini/ ).

Burimi: Ministria e Ekonomisë dhe Trupi Koordinues