Arkiva e lajmeve
                   

PËR BUJANOCIN MË TË PASTËR

8. qershor 2010.

Në suaza të projektit ,,Për një Bujanoc më të pastër’’ agjensionet për zhvillim të Bujanocit dhe Preshevës, me mbështetjen e Trupit Koordinues, me sërë aktivitetesh është shënuar dita ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit jetësorë.
Ky aksion ka përfshirë nxënësit e shkollave të mesme ,,Sezai Surroi’’ dhe ,,Sveti Sava’’ të cilët atë ditë kanë veshur fanella të shkurtëra me porosi ekologjike.

Në qendër të qytetit janë vendosur shtande në të cilat qytetarët e Bujanocit kanë pasur rastin t’i plotësojnë pyetësorët rreth pastërtisë në qytet si dhe të japin sygjerime rreth mundësisë së përmirësimit të gjendjes së pastërtisë së qytetit.

Nxënësit e shkollave të mesme qytetarëve u kanë shperndarë broshure, ndërsa organizatave të ndryshme dhe institucioneve shtetërore u kanë shpërndarë shporta për mbeturina dhe me këtë rast u kanë dërguar porosinë se dëshirojnë që edhe qyteti i tyre të jetë i pastër.