Arkiva e lajmeve
                   

PËR AFTËSIM JASHTË VENDIT: EDUKATORËT, MËSUESIT, ARSIMTARËT, PEDAGOGËT DHE PSIKOLOGËT E SHKOLLAVE

25. tetor 2016.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Për aftësim jashtë vendit në të ardhmen do të mund të shkojnë edukatorët e çerdheve, si dhe mësuesit, arsimtarët, pedagogët dhe psikologët e shkollës. Është e mjaftueshme që institucionet arsimore në të cilat punojnë të përgadisin paraqitjet e konkursit për programin UE Erazmus Plus.

Sofija Dukiq, zëdhënsja e koordinatorës së Fondacionit Tempus, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, realizojnë këtë program në Serbi, ka thënë se institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe të mesme dhe institucionet për arsimimin e të rriturve mund të paraqitin projektet për qëndrime studimore të punësuarve në institucionet e duhura në UE përshkak të aftësimit profesional.

Ajo ka thënë se konkursi është shpallur të enjten, më 20 tetor për tërë Europën dhe do të zgjas deri në shkurt të vitit të ardhshëm, kështu që institucionet arsimore të kenë kohë të përshtatshme që të përgadisin dhe të dorëzojnë dokumentacionin konkurues.

Është e nevojshme që projektin me të cilin aplikojnë në konkurs ta përpilojnë në partneritet me shkollën apo ndonjë instucion tjetër arsimor nga UE-ja.

 “Kjo është minimum i partneritetit i cili duhet të kryhet në kuadër të njërit project. Shkollat nga Serbia konkurojnë në Fondacionin Tempus, ndërsa në fazën e paraqitjes theksojnë se si janë planifikuar aktivitetet në kuadër të projektit relavant për individë dhe organizata në tërësi dhe në mënyrë që të ndikojnë në kualitetin arsimor dhe mësimin i cili është partner nga UE-ja, shkollat apo ndonjë tjetër organizatë e cila mirret me arsimimin dhe trajnimet profesionale”, ka theksuar Dukiq.

Të gjithë të interesuarit për programin Erazmus Plus të UE-së mund të marrin informatat e detajuara rreth programit nga 24 deri 28 tetor në kuadër të javës së Erazmus Plusit.

Për më shumë informata vizitoni adresën: http://erasmusplus.rs/erazmusplus-nedelja/

Burimi: Fondacioni Tempus dhe Trupi Koordinues