Arkiva e lajmeve
                   

PENSIONISTËT NGA BUJANOCI: JUGOSLLAVIA E VOGËL

23. nëntor 2015.

Bujanoc – Shoqata e Pensionistëve të Bujanocit është njëra ndër organizatat më të mira të pensionistëve në Rrethin e Pçinjës, për atë se çka dhe si punojnë, cilat aksione i realizojnë dhe numrit të madh të pensionistëve të cilët kalojnë përmes zyrës së tyre.

Në hapësirat e shoqatës e cila ndodhet në ndërtesën në stacionin e autobusave, gjithmonë është atmosferë e gjallë. Njerëzit vijnë që të shihen, shkëmbejnë mendimet, të përfshihen në ndonjë aksion ose vetën ta vendosin në listën e ndonjë dobie të cilën shoqata e ka çdo ditë.

„Kjo shoqatë është “Jugosllavia e vogël”. Ktu ka serb, shqiptarë, rom, maqedon, bullgarë…kemi pjesëtar të gjitha feve. Tek ne janë në listë edhe hoxhallarët dhe priftërinjët, sepse dyert e shoqatës janë të hapura për të gjithë”, thotë kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Stanko Tasiq.

Përveç se është kryetar i Këshillit Egzekutues, Tasiq është edhe nënkryetar i Partisë së Unionit të Pensionistëve të Serbisë (PUPS). Më herët ka qenë edhe kryetar i PUPS-it, ndërsa atë pjesë politke ia ka lëshuar të sapo pensionuarit dhe gazetarit të njohur të Bujanocit, Zhivota Matiq, me të cilin bashkëpunon për shumë çështje.

Tasiq është i arsimuar, elokuent dhe njeri energjik, i cili asnjë moment nuk ndalet. Për çka është kështu kur i keni 80 vite dhe ku është enigma duke e ditur që pensionin e merrni për 20 vite të plota?

„Punoj. Tërë ditën jam në punë dhe në lëvizje. Kur jam në zyrë, nuk di për çka përpara të kapem. Detyra ka shumë. Edhe kur jam në shtëpi në Llopardincë e njejta gjë më pret. Kështu, thjesht nuk kam kohë që të plakem”, thotë me humor Tasiq.

Dora e djathtë në punë është sekretari i shoqatës, vullnetarja Mirjana Zdravkoviq. Ata të dy janë çelësi i zgjidhjes së shumë problemeve të njerëzve “të moshës së tretë”, në komunën e varfër ku kanë të gjithë probleme.

Sipas të dhënave të fundit nga fondi PIO, në Bujanoc jetojnë rreth 4.200 pensionistë. Sigurisht që të gjithë nuk janë anëtarë të shoqatës, çka do të thotë se nuk paguajnë anëtarsim. Mirëpo, e dhëna e cila e shqetëson udhëheqësinë dhe për të cilën duhet të kërkojnë ndonjë zgjidhje është se 2.020 prej tyre marrin pension më pak se 10.000 dinarë.

Për këtë Shoqata i bën të gjitha që në mënyra të tjera këtyre njerëzve t`i mundësoj që jetë më të mirë. Dobi të ndryshme, siç janë shërim në banjë pa pagesë për 20 anëtarë në vit, zbritje prej 30 përqind në kompaninë “Kavim Jedinstvo” dhe “Nish Ekspres”, blerjen e shumë prodhimeve ushqimore dhe të konsumit me çmime në zbritje ose me pagesë të shtyrë, këshilla falase mjekësore dhe juridike, sigurime jetësore dhe sende të ngjajshme, mund të shfrytëzohen vetëm nga anëtarët janë më pak se 600, ndërsa anëtarsimi vjetor është vetëm 200 dinarë.

Buxheti vjetor i kësaj organizate është rreth 450.000 dinarë. Me 30.000 në vit, “donatori” më i madh i kësaj organizate është Lidhja e Pensionistëve të Serbisë.

Pensionistët nga Bujanoci kanë edhe momente të mira. Këtu hyjnë shumë udhëtime dhe manifestime të ndryshme me shoqatat tjera.

„Ato takime, kudo që ndodhen janë të mira dhe me rëndësi. Kemi udhëtuar nëpër Serbi dhe Maqedoni dhe kemi shkuar tek miqët tanë në shumë qytete. Kur kam mundur dhe ku më kanë ftuar ka shkuar dhe gjithmonë jam kthyer me kujtime të mira”, thotë Cana Stankoviq.

Këso takime dhe vizita ka mjaft. Stanko dhe Marjana numërojnë se Shoqata ka kontakte të rregullta me pensionistët nga Vraja dhe gjithë komunat e Rrethit të Pçinjës. Kanë shkuar edhe në Leskoc, Nish, Bella Pallankë, si dhe në disa vende të Maqedonisë.

Ky tekst është pjesë e projektit “Gjitha ngjyrat e jugut”, të cilin portali Bujanovaçke e realizon përmes ndihmës finansiare të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues