Arkiva e lajmeve
                   

PENDA E RAHOVICËS ME INFRASTRUKTURË TË RE RRUGORE

11. gusht 2014.

Qeverisja lokale e komunes së Preshevës në fshatin Rahovic ka filluar asfalltimin e rrugës pranë Pendës të këtij fshati.

Realizimi e projektit financohet nga komuna e Preshevës dhe Trupit Koordinues të Qeverisë së Sërbis për komunat Preshevë,Bujanovc dhe Medvegjë.Projekti asfaltimit të rrugës I gjatë 1600m është planifikuar në planin e investimeve për vitin 2014,mjetet për projektin e përmendur janë 29milion dinar.Projekti duhet të përfundoj vitin e ardhshem.

“Ky projekt nuk do të shfrytëzohet vetëm prej banorëve të fshatit Rahovicë,por edhe banorëve të fshatrave të Karadakut siq janë Gosponicë, Bukoc e Shoshajë e Epërme.Do të jetë ne sherbim të të gjithë banorëve të Preshevës që do të vizitojn Pendën e Rahovicës”,tha Ragmi Mustafa Kryetar I komunes së Preshevës.

Burimi: Titulli dhe Trupi Koordinues