Arkiva e lajmeve
                   

PASTRIMI I SHTRATIT TË LUMIT JABLLANICA NË DITËN BOTËRORE TË UJIT

24. mars 2017.

Medvegjë – Vetëdija për lumenjtë dhe ujërat e ndotura, si edhe mungesën e ujit të pijshëm, maturantët e shkollë së memse “Nikolla Teslla” nga Medvegja i ka shtyrë që në disa lokacione të organizojnë aksionin e pastrimit të shtratit të lumit Jabllanica. Këtë aksion e kanë shoqëruar edhe përfaqësuesit e vetqeverisjel lokale në Medvegjë dhe të punësuarit në minierën “Lece”.

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Medvegjës është mbajtur prezentimit “Uji – çelësi i jetës në Tokë dhe uji i pastër si barë”, ndërsa ligjerues ka qenë Ivan Millosheviq, radiologu profesional mjekësor. Ai foli rreth ujit të pijshëm si burim i jetës, si edhe keqpërdorimit të tij, por foli edhe  për radioaktivitetin e telefonave mobil, furrave mikrovalë, rrezikut të pirjes së duhanit, konsumimit të kafës, pijeve të gazuara dhe substancave tjera të këqia të cilat shkurtojnë jetën e njeriut të epokës moderne.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka faleminderuar të gjithë pjesëmarrësit e këtij aksioni si edhe nxënësit dhe drejtorin gjeneral të minierës Lece, për bashkëpunimin dhe ndihmën e deritanishme.

Të gjithë pjesëmarrësit e aksionit, pas ligjeratës, kanë vizituar minierën “Lece”, në të cilën kanë qenë mirëpritur.

Burimi: Jugmedia, Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues