Arkiva e lajmeve
                   

PASTRIMI I DEPONISË ILEGALE NË BUJANOC

21. prill 2021.

Në Ditën e Tokës 22 Prill, anëtarët e Grupit për Fëmijë dhe Rini Indigo nga Nishi ftojnë të gjithë qytetarët dhe organizatat që të bashkohen me ta në aksionin e pastrimit të deponisë ilegale pranë Qendrës së pranimit   në Bujanoc. Në këtë mënyrë, organizatorët duan të tërheqin vëmendjen e të gjithëve në mbrojtjen e mjedisit dhe rrethit në të cilin jetojmë.

Siç është thënë, deponia ilegale përgjatë të Moravës  Jugut  do të pastrohet, dhe aksionit do t'i bashkohen refugjatët dhe migrantët nga qendra e pranimit  në shenjë falënderimi për mikpritjen e njerëzve të Bujanocit.

Brigjet e bukur të këtij lumi, i cili zbukuron Bujanocin, duhet të shkëlqejë përsëri me shkëlqim të plotë," deklarojnë organizatorët.

Ky aksion është organizuar nga Komuna e Bujanocit, NP Komunalia , Grupi për Fëmijë dhe Rini Indigo, Komisioneri i Lartë i KB për Refugjatët (UNCHR), Komisariati për Refugjatë dhe emigrim i Republikës së Serbisë, Shoqëria Ekologjike Bujanoc dhe kompania "Bici Komerc" .

Burimi: Juzne vesti dhe Trupi koordinues