Arkiva e lajmeve
                   

PARLAMENTI POPULLOR : DREJTIMI I KTHESAVE TË DRINËS NË JUGUN E SËRBISË

12. shkurt 2013.

Leskovc: Parlamenti popullor është duke realizuar projektin trevjetor në Jugun e Sërbisë të ashtuquajtur “Drejtimi i kthesave të drinës”, qëllimi i të cilit është që qytetarëve të këtyre 13 komunave nga rrethi i Jabllanicës dhe Drinës t’i ofrojë ndihmë në tejkalimin e pengesave administrative dhe burokratike.

“Me këtë projekt dëshirojmë të motivojmë qytetarët që më bindshëm t’i mbrojnë të drejtat e tyre dhe të bashkëqytetarëve dhe me këtë të ndikojmë në ekzekutuesit e funksioneve publike që punën e tyre ta kryejnë sa më shumë të jetë e mundur në përputhje me parimet përgjithësisht të pranuara të qeverisjes së mire” ka deklaruar drejtori i kësaj organizate joqeveritare Goran Mitroviq.

Parlamenti popullor, në të vërtëtë do te angazhojë juristë në Vranjë dhe Leskovc, të cilët do të ofrojnë  këshilla dhe ndihmë juridike falas për qytetarët, ndërsa gjatë këtij muaji do të jenë në dispozicion edhe numrat e telefonave të tyre, përderisa nga gjysma e marsit ndihmë do të mund ta kërkojnë edhe përmes faqes së internetit www.netrpimnepravdu.rs

“Eksperienca jonë tregon se shumë qytetarë nuk dijnë se cilat janë të drejtat e tyre në raport me insttitucionet, e as se kujt  dhe si t’i drejtohen që t’i realizojnë ato. Për këtë besojmë se ndihma juridike pa pagesë në kuadër të këtij projekti do të jetë e një dobie të madhe për ta”, ka thënë Mitroviq.

Burimi: Jugmedia