Arkiva e lajmeve
                   

PARAQITU NË EDU WIKI KAMP 2019!

20. maj 2019.

Wikimedia e Serbisë ju bën thirrje për  Kampin e katër të Edu Wiki! Kampi do të mbahet në Kladovë nga data 15 deri më 18 korrik 2019. Kampi mbledh vullnetarë që duan të kontribuojnë aktivisht në zhvillimin e programit arsimor të Wikimedias së Serbisë. Gjatë programit katër-ditor, pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër një sërë trajnimesh për të parë se si mund të përdoret Wikipedia si mjet mësimor. Duke punuar së bashku, në frymën e ekipit, ata do të përmirësojnë aftësitë për punën e ardhshme në organizatë.

Wikipedia, projekti më i madh bashkëpunues në botë, po zbatohet në rreth 300 gjuhë.

Për 13 vjet, Wikimedia e Srbisë ka zhvilluar një Program Arsimor me qëllim të futjes së studenteve dhe studentëve në Wikipedia dhe në Wiki projekteve të tjera të dijes së lirë dhe aktivisht duke punuar në veprimtarinë e tyre. Qëllimet e tjera janë: trajnimi teknik për studentët për të përdorur Wikipedia, përhapja e informacionit mbi njohurinë e lirë dhe paraqitja e Wikipedia në qarqet akademike. Përveç projekteve arsimore, Wikimedia e Srbisë ka realizuar dy kampe ndërkombëtare  personat e Vikepedias dhe Wikimedias nga Hungaria dhe Bullgaria.

Programi i Kampit Edu Wiki do të jetë i larmishëm dhe do të përfshijë turne fotografie, maratone editoriale, ndërtimin e ekipit dhe shumë aktivitete të tjera.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar formularin, të cilin mund ta gjeni në

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSc1yzSCJmYFeZ7QNRz0biTf4D-5UM2en2otYN_evIx6R4P4hg/viewform, deri më 16 qershor 2019. Për ata që do të përzgjidhen, kostot e transportit, akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen.

Lokacioni i kampingut: Hotel Gjerdap, Kladovo

Brenda kampit do të mësoni:

• Si ta editoni vetë Wikipedian

• Si të ilustroni artikujt në Wikipedia

• si të rritet numri i fotografive falas të pasurive natyrore dhe kulturore në vendin e Wikimedias

• Cilat të drejta përdorimi ekzistojnë në Wikipedia

• Cili është roli i Wikimedia në Serbi në shpërndarjen e njohurive të lira dhe se si mund të bashkoheni

• Të gjitha rreht Wiki ambasadorëve dhe si mund t'u bashkoheni atyre

• Cilat mjete mund të përdorni gjatë zbatimit të një programi arsimor?

Ngjarjet e Wikimedias të Serbisë janë të hapura për të gjithë vullnetarët, por në të ardhmën kampi është i dedikuar për pjesëmarrësit që synojnë të përfshihen në këtë program arsimor, nxënësit e vitit të fundit të shkollave të mesme dhe studentëve do të kenë prioritet. Pjesëmarrësit priten të marrin pjesë në mënyrë aktive.

Ngjarjet e Wikimedias të Serbisë organizohen në frymën e komunikimit të mirë, bashkëpunimit dhe krijimtarisë. Në këtë kuptim, supozohet se qëllimi i mirë i të gjithë pjesëmarrësve është krijimi i një hapësire miqësore. Të gjithë pjesëmarrësit e kampit janë të detyruar të respektojnë Politikën e zonës miqësore të Wikimedias të Serbisë

https://rs.wikimedia.org/wiki/Политика_пријатељског_простора

Për të gjitha pyetjet drejtohuni në adresën nebojsa.ratkovic@wikimedija.org ose në telefonin  060/7454771.

Burimi: Wikimedia e Serbisë dhe Trupi Koordinues