Arkiva e lajmeve
                   

PARAQITJA PËR VAKSINIM EDHE PËRMES TELEFONIT

15. janar 2021.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë - Përveç regjistrimit përmes portalit E-uprava, që nga dje, qytetarët mund të shprehin interesin e tyre për vaksinim edhe përmes qendrës së thirrjeve në numrin e telefonit 0800 222 334, tha për RTS Mihailo Jovanoviq, drejtor i Zyrës për Teknologji Informative dhe Elektronike.

“Aplikimi përmes portalit e-Uprava është sigurisht mënyra më komode, më e shpejtë, më efikase dhe më e saktë, por ne jemi të vetëdijshëm se ka ende një pjesë të popullatës që pëlqen ta bëjë atë përmes telefonit, kështu që së bashku me Telekom Srbija kemi organizuar një qendër të madhe kontakti i cili ka filluar të punojë që nga ora tetë e mëngjesit. Duke telefonuar në 0800 222 334, qytetarët mund të telefonojnë në qendrën e kontaktit dhe të shprehin interes për vaksinimin kundër kovid-19 ″, tha Jovanoviq.

Jovanoviq shpjegoi se qytetarët pastaj lënë të dhënat themelore personale, dmth emrin dhe mbiemrin, si dhe numrin unik personal të identifikimit të qytetarëve.

Duke qenë mysafir në programin e mëngjesit të RTS, Mihailo Jovanoviq deklaroi se deri më tani, mbi 175,000 qytetarë kanë shprehur interes për vaksinimin përmes portalit E-Uprava.

Burimi: Bujananovaçke dhe Trupi Koordinues