Arkiva e lajmeve
                   

PARALELJA E FAKULTETIT EKONOMIK TË SUBOTICËS NË BUJANOC

22. tetor 2015.

Bujanoc – Me nënshkrimin e kontratës mbi donacionin e punëve dhe paisjeve në mes të programit të Progresit Europian dhe komunës së Bujanocit, zyrtarisht ka përfunduar ndërtimi i objektit në të cilën do të vendoset institucioni i parë dygjuhësor i shkollimit të lartë në jugun e Serbisë – Paralelja e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

Punimet kanë zgjatur tetë muaj, ndërsa UE dhe Qeveria e Zvicrrës ka investuar 800.000 euro, ndërsa Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sëbashku me komunën e Bujanocit, kanë ndarë 280.000 euro.

Burimi: Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues