Arkiva e lajmeve
                   

PANAIRI I PUNËSIMIT NË SALLËN E SPORTIT NË VRAJË

26. prill 2018.

Vrajë - Dega e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Vrajë organizon Panairin e 28-të të Punësimit ditën e premte, më datë 27 prill 2018, në ora 11:00 në Sallën e Sportit.

Në panairin e parë të punësimit për këtë vit, pjesëmarrjen e kanë paralajmruar 22 pjesëmarrës nga fusha e tekstilit, këpucëve, industrisë së përpunimit të drurit, industrisë elektrike, industrisë së makinave dhe sigurimeve.

Ata shprehën nevojën për të punësuar më shumë se 250 persona të profesioneve të ndryshme të tilla si elektricist, prodhues të pjesëve të sipërme dhe të poshtme të këpucëve, rrobaqepës, tapetarë, punëtorë administrativ, saldues, shpërndarës, agjentët të shitjes së sigurimit dhe punëtorë për të punuar në prodhim.

Të papunët do të jenë kenë mundësi të krijojnë kontakt të drejtpërdrejtë me punëdhënësit në panair, si dhe t'ua prezantojnë dhe t'i japin biografinë e tyre të punës.

Në shtandin e Shërbimit Kombëtar për Punësim punëdhënësit dhe të papunësuarit do të mund që ti marrin të gjitha informacionet në lidhje me programet aktuale të SHKP-ës për të stimuluar punësimin, ndërsa të papunëve do t`iu ndihmohet dhe gjatë shkruarjes së CV apo biografisë së punës. .

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues