Arkiva e lajmeve
                   

PANAIRI I PUNËSIMIT NË NISH – MUNDËSI PËR EKONOMISNT, INFERMIERË, INXHINJERË…

23. prill 2015.

Ata të cilët kërkojnë punë, të martën më 28 prill, mund të vijnë në Panairin e Nishit në Panairin për Punësim dhe mund t’i dorëzojnë biografitë e tyre përfaqësuesëve të 20 punëdhënësëve të cilët ofrojnë më shumë se 200 vende punë për profesione të ndryshme.

Nga Shërbimi për Punësim (NSZ), theksojnë se këtë vit oferta është “jashtëzakonisht e ndryshme”, sepse në Panair do të marrin pjesë numër i madh i kompanive të suksseshme nga Nishi dhe rrethina. Punëtorë do të kërkojnë “Xhonson Elektrik”, “Mikellsen Elektronik”, “Beneton”, “Leoni”, “Jumis”, “Lovopromet”, “PCB Faktori”, “Montobene”…

“Në shtandet e punëdhënësve do të kërkohen dhe të diplomuarit në maqineri dhe inxhinjeri elektrike, si dhe teknik të këtyre profesioneve, punëtorë në të tekstil dhe turizëm, motra medicinal, infermiere, ekonomistë të diplomuar, komercialistë, shitës, programerë dhe të tjerë”, thonë në NSZ.

Organizatorët thonë se prej orës 10, vizituesit mund të krijojnë kontakt direkt me përfaqësuesit e firmave dhe kompanive, në ora 11 është hapja solemne e panairit, ndërsa në ora 11:30 minuta, do të mbahet prezentimi i politikës së punësimit të Shërbimit Kombëtar për vitin 2015.

Vendi ku do të mbahet Panairi i Nishit gjendet në rrugën Vizantijskom Bulevaru BB (shq. Bulevari Bizantin), në hapësirat e ish pazarit në Duvanishtë.

Burimi: Juzhe Vesti dhe Trupi Koordinues