Arkiva e lajmeve
                   

PANAIRI I POTENCIALEVE EKONOMIKE PËR PRESHEVË, MEDVEGJË DHE BUJANOC

26. prill 2013.

Beograd – Ministria e zhvillimit rajonal dhe vetëqeverisjes lokale në tri vitet e fundit ka mbështetur financiarisht ndërrmarrjet  e vogla dhe të mesme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë  me më shumë se 550 milion dinarë, ka thënë dje ministrja për  zhvillim rajonal Verica Kallanoviq.

“Në zhvillimin e infrastrukturës janë investuar më shumë se 145 milionë dinarë, dhe është krijuar edhe zona industriale në komunën e Preshevës, e cila komunë e paraqet mundësinë për zhvillimin e tërë jugut të Sërbisë”, ka thënë Kallanoviq në Panairin e parë të investimeve potenciale të komunave Preshevë , Bujanoc dhe Mendvegjë në Odën ekonomike të Sërbisë .

Ministria për zhvillim rajonal dhe komuna e Preshevës planifikojnë që këtë vit të investojnë 50 milionë dinarë në zhvillimin e infrastrukturës elementare, ka thënë Kallanoviq dhe ka shprehur shpresën që zona industriale në komunën e Preshevës do të tërheqë investime të reja nga vendi dhe jashtë vendit.

Ministrja ka vlerësuar se Sërbia që një kohë të gjatë nuk pasqyron lajme negative në botë, po paraqitet si një vend me prespektivë dhe ka porositur që investitorët, por edhe komunat nga jugu dhe pjesët tjera të Sërbisë do të kenë përkrahjen e plotë të qeverisë dhe ministrisë përkatëse në zhvillimin e saj.

„Ky panair është vendi ku të gjithë ata që marrin vendime dhe ata që janë të interesuar që të investojnë në një vend dëshirojnë që t’i japin mundësinë një pjese të Serbisë dhe thonë që ne nuk dojmë të jetojmë prej ndihmave për  zhvillim, por dëshirojmë një mundësi të vertetë për zhvillim“ ka thënë Kallanoviq dhe përcjelli porosinë se ata në ministrinë përkatëse çdo herë do të kenë partner të besueshëm dhe stabil që do t’i ndihmojë.

Shefi i delegacionit të UE-së në Sërbi deklaroi që edhe ai ndanë optimizmin e ministres Kallanoviq sepse marrëveshja e Brukselit është një lajm i shkëlqyeshëm, i cili është i një rëndësie themelore edhe për investitorët vendas edhe për ata të huaj, pasi që, siç theksoi ai nuk ka investime pa stabilitet të vendit. Ai megjithatë tha që nuk është i rëndësishëm vetëm dialogu por edhe zbatimi i reformave dhe njëherit përmendi se përpara Sërbisë qëndron një sfidë e madhe – zhvillimi rajonal. Dezher tha që UE-ja vitet që shkuan ka investuar 65 milionë euro në jug të Sërbisë dhe që ka ndërmend që edhe vitet e ardhshme të investojë edhe më sëpaku 50 milionë euro, për të ndihmuar ndërtimin infrastrukturës dhe stimulimin e  arsimimit dhe biznesit. Ai tha që suksesi i biznesit dhe i zhvillimit në masë të madhe varet prej vet autoriteteve lokale dhe theksoi se nevojitet një bashkëpunim i sinqertë në mes qeverisë dhe autoriteteve lokale, një vision i qartë e posaçërisht në nivelin lokal dhe transparenca pronësore.

Kryetari Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq theksoi rëndësinë e panairit të djeshëm, i cili, siç tha ai, mundëson zhvillimin ekonomik të jugut të Sërbisë.

“Mundemi dhe duhet të bisedojmë rreth hapjes së ndërmarrjeve në atë zonë, që përsëri të aktivizohen, të pranojne punëtorë të rinj dhe të arrijnë rezultate të cilat i kanë pasur më herët, por edhe të bisedojmë për atë se kur qeveria do të sjellë rekomandime që p.sh. ndërmarrja Gumoplastika të rikonstruktohet, këtë nuk mund ta pengoj ndonjë drejtor i ndërmarrjes publike, sepse pret që urdhërin për këtë t’ia japë kolegu i tij i partisë” theksoi ai.

Stankoviq shprehu dëshirën që panairi i sotëm t’i kontribuojë punësimeve të reja në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përmes resurseve ekzistuese dhe të reja të cilat do të kontriubojnë në përmisimin e jetës së qytetarëve në jug të Sërbisë. Ai, pas prezentimit të ofertave ekonomike të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i ka thënë gazetarëve që situata në jug është stabile.

„Nuk ka tensione ndëretnike dhe konflikte. Kjo është dëshmi se duke bashkuar fuqitë tona mundemi të përmirësojmë jetën e banorëve në jug të Serbisë“ ka thënë Stankoviq.

Ambasadori amerikan në Sërbi Majkëll Kirbi vlerësoi që jugu i Serbisë ka çka t’i ofrojë investitorëve të vendit dhe të huaj dhe që posedon potenciale të mëdha. Kirbi theksoi që kompanitë e huaja janë ato që do të marrin vendime se a është Sërbia vend, i cili i përgjigjet atyre për investime në bazë të shumë faktorëve në mesin e të cilëve përveç stabilitetit dhe marrëveshjeve tregtare me Rusinë dhe Turqinë, është edhe fuqia punëtore e shkolluar dhe pozita gjeografike, a jugu i Sërbisë në këtë aspekt është i përshtatshëm përshkak afërsisë së Maqedonisë dhe Kosovës.

Në panair qëllimi i të cilit është që investitorët potencial dhe ofertuesit pjesëmarrës në panair gjatë bisedave direkte të shqyrtojnë mundësitë e mundshme për bashkëpunim ku janë prezentuar 22 ndërmarrje prej të cilave 8 ishin nga Presheva, 8 nga Bujanoci dhe 6 nga Medvegja.  Pas prezentimit të potencialeve ekonomike të komunave dhe ofertave të pontencialeve investive është mbajtur tryeza e rrumbullakët “Programi i mbështetjes shtetërore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme – burimet financiare” .

Burimi: Tanjug