Arkiva e lajmeve
                   

PANAIRI I PARË I LOPËVE RACORE

29. shtator 2015.

Bujanoc – Në Bujanoc është mbajtur ekspozita e parë e lopëve të racës simentale, të cilin e ka organizuar Stacioni Veterinarik në Bujanoc.

Komisioni profesional prej 170 ka zgjedhur 72 lopë.

Fituesi i ekspozitës është lopa dy vjeçare e Avdi Osmanit nga fshati Konçul, i cili morri çmimin prej 30.000 dinarëve dhe kupën e fituesit.

Në kategorinë e mëshqerrave, ka fituar mëshqerra e Zoran Trajkoviqit nga fshati Sveta Petka, i cili morri çmimin prej 20.000 dinarëve.

Lopën më të mirë e cila ka lindur e ka pasur bujku Jakup Fejzullahu nga Tërnoci i Madh, të cilit gjithashtu i takoi çmimi prej 20.000 dinarëve.




Çmimi prej 20.000 dinarëve për lopën e cila në vitin e fundit ka dhënë 5.229 litra qumësht, e pronarit Ismet Isenit nga fshati Nasalcë.

“Për vite udhëheqim luftën e madhe për ndryshimin e përmbërjes racore të kafshëve, sepse vetëm në Bujanoc, para 15 viteve kanë qenë 21.000 kafshë dhe ky numër vitin e kaluar ka rënë në 8.000. Në Serbi para 15 viteve kanë qenë 1,2 milion kafshëve të plota, ndërsa sot janë gjithsej 250.000”, ka deklaruar Miodrag Millkoviq, drejtori i Stacionit të Veterinarisë në Bujanoc.

Deri të gjendja katastrofike e blegtorisë serbe ka ardhur përshkak të çmimit blerës të qumshtit, i cili në Bujanoc sillet prej 18 deri në 22 dinarë për një litër.

Vitin e kaluar komuna e Bujanocit ka investuar 12 milion dinarë në zhvillimin e blegëtorisë dhe bujqësisë, ndërsa për këtë vit kjo shifër do të rritet për 20 përqind.

Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në pesë vitet e fundit ka investuar 22 milion dinarë në mbarësimin artificial të lopëve në këto tri komuna.

Organizatori i kësaj ekspozite në fshatin Levosoj të Bujanocit ka qenë Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Qendrën për Mbarësim Artificial nga Vellika Pllana.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues