Arkiva e lajmeve
                   

PANAIRI I BLETARISË NË BUJANOC

26. shkurt 2018.

Bujanoc – Në Bujanoc është mbajtur seminari i tretë ndërkombëtar i bletarisë dhe ekspozita e pajisjeve dhe prodhimeve të bletarisë, të cilat në sallën e sportit “Mladost”, i ka organizuar shoqata e bletarisë nga Bujanoci “Polen 2012”.

Manifestimi i emëruar “Bleta nuk njeh kufinjë”, ka grumbulluar bletarët nga të gjitha vendet e Serbisë, Maqedonisë dhe Kosovës e Metohisë, ndërsa pajisjet e bletarisë dhe prodhimet e saj i kanë prezantuar 25 ekspozues.

Ligjëruesit në seminar kanë qenë dr Radolub Zhivadinoviq, kryetar i Lidhjes së Organizatave të Bletarisë së Serbisë dhe bletari profesional dr Novko Velkov.

„Bletaria dhe prodhimi i mjaltit janë në ritmin e madh”, ka thënë kryetari i shoqatës “Polen 2012”, Zarija Mitiq.

„Në territorin e komunës ka më shumë se 7000 koshere, ndërsa 18 bletarë dhe 419 koshere më shumë se vitin e kaluar”, tha Mitiq.

Manifestimin e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i cili ka porositur që vetqeverisja lokale njeh potencialet e bletarisë në Bujanoc dhe se inkurajon zhvillimin e kësaj degeje të bujqësisë duke dhënë subvensione.

Subvensionet komunale për prodhuesit individual vitin e kaluar kanë mbuluar 80 përqind të harxhimeve për blerjen e pajisjeve, në vlerë deri 100.000 dinarë.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues