Arkiva e lajmeve
                   

PAJISNI, PUNËSONI, FILLONI – PËRKRAHJA EUROPIANE PËR NDËRMARRËSIT NË JUGLINDJE DHE JUGPERENDIM TË SERBISË

23. gusht 2016.

Beograd – Shtatëmbëdhjetë sipërmarrës dhe sipërmarrëse, si edhe mikro kompanitë dhe kompanitë e vogla nga juglindja dhe jugperendimi i Serbisë, do të avansojnë prodhimin e tyre dhe të hapin vende të reja të punës përmes ndihmës së UE-së dhe Qeverisë së Zvicrrës, të cilat përmes programit zhvillimor të Progresit Europian do të ndajnë 253.880 euro, për aktivitetet në rritjen e konkurencës së ekonomisë lokale.

Sipërmarrësit, mikro kompanitë dhe kompanitë e vogla të cilat merren me prodhimin e ushqimit, veshjeve, prodhimet nga metali, përpunimin e drurit apo veprimtaritë inxhinjerike, përmes Progresit Europian do të marrin pajisjet apo do t`i mundësohen shërbimi këshillues për t`i kontribuar prodhimit më të madh, zgjërimin e tregut dhe sjelljen e eko inovacioneve ose atyrëve teknologjike.

„UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës u kanë ofruar përkrahje bizneseve të vogla në komunat të përfshira në këtë program, sepse ky sektor është kryesor për rritjen ekonomike dhe rritjen e punësimit. Kemi përkrahur idetë e mira dhe kemi ndihmuar që kompanitë të cilat vetëm se punojnë edhe t`i shlyejnë detyrimet e tyre tatimore, të zhvillojnë potencialin për një rritje të mëtutjeshme”, ka thënë udhëheqësi i programit Grem Tyndal.

Gjatë afatit të ftesës publike për avansimin e konkurencës në sektorin privat, Progresi Europian ka organizuar 20 info sesione të cilat kanë grumbulluar gati 300 pjesëmarrës dhe pjesëmarrëse, ndërsa janë organizuar edhe trajnimet për përpilimin e biznes planeve. Njëri ndër parakushtet për miratimin e projekteve ka qenë edhe gadishmëria e sipërmarrësve dhe sipërmarrëseve që të mendojnë dhe zbatojnë aktivitetet përgjegjëse shoqërore të cilat duhet të kontribuojnë bashkësisë së gjërë.

„Përveç të mira të konsiderueshmë të cilat bashkësitë do të kenë, 17 kompanitë e shpërblyera do të hapin më shumë se 40 vende të reja të punës, qytetarë dhe qytetare të cilët gjithashtu do të shohin ndikimin e aktiviteteve të realizuara shoqërore dhe përgjegjëse të biznesit, siç janë ndërtimi i këndit të lojrave për fëmijë, dhurimi i pajisjeve për shkollat lokale dhe dhurimi i prodhimeve të përdoruesëve për grupet më të rrezikuara në bashkësi”, ka thënë Olivera Kostiq, e cila është udhëheqëse e sektorit për avansimin e konkurencës në Progresin Europian.

Lista e projekteve të zgjedhura është në ueb faqen e Progresit Europian.

Burimi: Progresi Europian dhe Trupi Koordinues