Arkiva e lajmeve
                   

PAJISJE SHKOLLORE FALAS PËR NXËNËSIT E KLASËVE TË PARA NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

2. shtator 2009.

Kryetari i Trupit Koordinues për Serbinë jugore Milan Markoviq, në ditën e parë shkollore nxënësve të klasëve të para në Bujanoc dhe Preshevë u ka shpërndarë falas çanta dhe mjete shkollore. Në Preshevë 600 nxënës kanë marrë komplete falas kurse në Bujanoc 630 nxënës. Vlera e këtij donacioni për këto dy komuna kapë sumën prej 500.00 dinarësh.

Ai këto donacione i shpërndau së bashku me kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Ragmi Mustafën dhe Shaip Kamberin.

Markoviq porositi nxënësit që të mësojnë e njëherit t’i nderojnë dhe respektojnë mësuesit, prindërit dhe personat më të vjetër, dhe se Trupi Koordinues do të angazhohet edhe më tepër për ndihmë nxënësve dhe shkollave.

Trupi Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ka ndarë 1.300 çanta dhe mjete shkollore, mirëpo ka parasyshë  edhe për nxënësit tjerë permes shpërndarjes së bursave , delaroi Markoviq.

Kemi shpallur edhe konkurse me anë të të cilave dëshirojmë t’i stimolojmë projektet qëllimi i të cilave është bashkëpunimi dhe shoqërimi i të gjitha komuniteteve që jetojnë në këto tri komuna, deklaroi Markoviq me konstatim se ,,ndërtimi i infrastrukturës është shumë me rëndësi, mirëpo integrimi arrihet përmes projekteve të përbashkëta dhe përmes angazhimit të të gjitha komuniteteve’’.

Markoviq shpreson se pas hapjes së paraleleve të ndara të fakultetit t Drejtësisë dhe Ekonomik të Univerzitetit të Nishit në Medvegjë, do të hapen edhe paralele të ngjajshme edhe në Preshevë dhe Bujanoc.

,,Kemi ende shumë për të punuar, mirëpo jemi të durueshëm, sistematik e këmbëngulës dhe se me punën e përbashkët do t’ja arrijmë qëlimit’’, deklaroi Markoviq.

Markoviq me Ragmi Mustafën në Preshevë bëri hapjen solemne të punëve në rekonstruimin e qendrës së qytetit, kurse në Bujanoc me Shaip Kamberin punët në elektrifikimin e një pjese të komunës.
,,Këto punë kanë rëndësi të dyfisht, njëra është rëndësia industriale, sepse këtu planifikohet të jetë Zonë Industriale kurse rëndësi tjetër është sigurimi i rrymës dhe kyqja legale për familjet rome që gjenden afër’’, deklaroi Markoviq.

Mustafa dhe Kamberi kanë shprehur kënaqësinë e tyre, posaqërisht për për mjetet e dhëna falas fëmijëve në këto tri komuna.

Viti shkollorë për 97 nxënës të klasëve të para të SH.F. ,, Gornja Jablanica’’ në Medvegjë ka filluar me shpërndarjen falas të mjeteve shkollore. Çantat shkollore me mjete shkollore ka dorëzuar nënkryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Sima Gazikaloviq së bashku me kryetarin e komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq.

Para dorëzimit të mjeteve shkollore, Sima Gazikaloviq nxënësve të klasëve të para ju drejtua me këto fjalë: ,,Sot, në ditën më të lumtur për Ju, Trupi Koordinues ka siguruar një dhuratë të thjeshtë, çanta dhe mjete shkollore me shpresë që t’i mbushni me dituri dhe pesëshe’’

Në komunën e pazhvilluar siq është komuna e Medvegjës, kjo është një lehtësim për të gjitha familjet nga të cilat fëmijët vijojnë shkollën. Vlera e kompletit për qdo nxënës arkapë sumën prej 2.100 dinarësh.