Arkiva e lajmeve
                   

PAGESA E SUBVENCIONEVE PËR BUJQIT NGA 10 MARSI

3. mars 2021.

Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave njoftoi se të gjithë fermerët që morën stimulim bazë për hektar në vitin e kaluar do të paguhen automatikisht  në llogarit e tyre në 2021, pa paraqitur kërkesë, që nga 10 Marsi 2021. Ministria siguroi pothuajse 7.5 miliardë dinarë për këtë masë mbështetëse.

Duke pasur parasysh se çmimi i naftës është ulur, masa e përkohshme e ndihmës shtetërore për hektar, e cila ishte zbatuar për dy vjet, shfuqizohet. Institucionet kompetente do të monitorojnë lëvizjet e çmimit të naftës në treg dhe në rast të një rritje të shpejtë, reagojnë përsëri.

Përfituesit e rinj të subvencioneve, të cilët nuk e realizuan të drejtën e subvencionëve bazë në vitin 2020 dhe janë të regjistruan në Regjistrin e pronave bujqësore (RPB) para 30 Shtatorit, mjafton të dërgoni të dhënat e mëposhtme për të marrë subvencionin e përmendur: emri dhe mbiemri, numri i pronave bujqësore (RPB) dhe JMBG me postë elektronike: podsticaji.pohektaru@minpolj.gov.rs.  

Koha për dërgim është nga 1 marsi deri më 30 prill.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi koordinues