Arkiva e lajmeve
                   

ORICIO: MËSIMI I GJUHËS SERBE ËSHTË I RËNDËSISHËM PËR INTEGRIMIN E PAKICAVE KOMBËTARE

30. tetor 2018.

Beograd - Konferenca Ndërkombëtare "gjuha serbe si gjuhë e huaj në teori dhe praktikë" mblodhi rreth 80 pjesëmarrës nga 14 vende, të cilët me këtë rast ekspozuan veprat e tyre. Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Andrea Oricio tha se kjo konferencë ofron një sër reforma të mësimdhënies dhe lëndës së gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare dhe mundësinë për të shënuar miratimin e programit të ri për këtë temë.

 "Ky bashkëpunim është një shembull i parimet kryesor që Misioni i OSBE-së në Serbi udhëheq në punën e tij, ndërsa kjo është që përmes partneritetit me palët lokale të inkurajojnë dhe promovojnë llogaridhënien lokale", tha Oricio në ceremoninë e hapjes të kësaj ngjarje në Universitetin e Beogradit .

Sipas tij, misioni i kushton një rëndësi të veçantë arsimimit të pakicave kombëtare në gjuhën e tyre amtare dhe mësimin e gjuhës serbe, sepse "është me e rëndësi së madhe për integrimin e pakicave kombëtare në shoqëri dhe punësimin e tyre në Serbi".

"Kemi mbështetur, për shembull, trajnimin e çertifikuar prej 200 arsimtarësh për standardet e reja në shkollat ku gjuhë mësimore është gjuha shqipe dhe hungareze, dhe javën e kaluar kemi ndihmuar në trajnimin e 50 mësuesve në Novi Sad," tha Oricio.

Shefi i Misionit të OSBE-së tha se mbështet organizimin e kursit të gjuhës shqipe për arsimtarët e lëndës së gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në jugun e Serbisë qendrore, dhe gjithashtu theksoi se Komisioneri i OSBE-së për Pakicat Kombëtare ka marrë pjesë në zhvillimin e fjalorit serbisht-shqip për nxënësit, i cila do të shndërrohet në një aplikacion. Oricio theksoi se misioni i OSBE në Serbi që nga viti 2014 e mbështet zhvillimin e një studimi në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilat, thotë ai, ishte një hap i madh në zhvillimin e standardeve për gjuhën serbe si gjuhë jo-amtare.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Arsimit, Anamarija Viçek tha se ju nuk është bërë asgjë me vite të tëra në nivel shtetëror në planin e lëndës dhe mësimit të gjuhës serbe si gjuhë jo-amatare, por që OSBE-ja njohu rëndësinë e kësaj çështjeje dhe ka ndihmuar në këtë drejtim.

Viçek vuri në dukje se ndryshimet që lidhen me emigriminik kanë sjellë sfida në Ministrinë e Arsimit në kuptimin që fëmijët e emigrantëve duhet të përfshihen në arsimin e rregullt dhe vuri në dukje se gjatë punës në programin e lëndës dhe mësimit të gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare.  

 "Serbia është e njohur si unikate në tërë Evropën, sepse vetëm këtu arsimimi i pakicave bayohet në arsimimin në gjuhën amtare, ndërsa paralelisht me të i vëhet theks i madh në zotërimin e gjuhës së shtetit", ka thënë Viçek.

Ajo gjithashtu theksoi se në Serbi ka tre programe për mësimin e gjuhës serbe - gjuha serbe për fëmijët të cilëve gjuha serbe është gjuhë amtare, për gjuhën serbe si gjuhë jo-amtare dhe për gjuhën serbe si gjuhë e huaj, duke përfunduar se për mësimin e gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare egzistojnë mbështetje të konsiderueshme teknike dhe politike.

Nënkryetari i Universitetit të Beogradit, profesor Petar Marin, tha se kjo konferencë është një tubim i rëndësishëm jo vetëm për Serbinë dhe popullin serb, por për të gjithë rajonin, "sepse gjuha serbe është një shtyllë e rëndësishme e identitetit që duhet të ruhet".

Takimi u organizua nga Qendra për Gjuhën Serbe si Gjuhë e Huaj e Fakultetit Filologjik, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues